+355 (04) 2400241 [email protected]

Projekti ‘Rural-You. Rural Albanian Youth’ ka si objektiv të nxisë interesin, përfaqësimin dhe kontributin e të rinjve rural në zbatimin e axhendës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. . Më konkretisht, projekti synon të përmirësojë pjesëmarrjen e të rinjve në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të komuniteteve rurale të thella në Shqipërinë verilindore përkatësisht në rajonet e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës.

Projekti është një ftesë për të parë botën rurale nga perspektiva e të rinjve   u mundëson të rinjve rural të jenë të vetëdijshëm për mundësitë e disponueshme në sektor, të marrin pjesë në mënyrë aktive në rritjen e qëndrueshme të zonave të tyre dhe të jenë aktiv në politikbërje.

 

Projekti ‘Rural-You. Rural Albanian Youth’ synon të forcojë kapacitetet e të rinjve, aktivistëve, dhe OShC-ve lokale për të monitoruar, analizuar dhe ndërmarrë veprime konkrete përmes një qasje integrale, duke u siguruar grupeve të synuara jo vetëm  zhvillimin e kapaciteteve por edhe përvojën advokuese për të kontribuar në zhvillimin e sektorit përmes përfshirjes në politikat rurale.

Strategjia e ndërhyrjes bazohet në tre grupet kryesore të aktiviteteteve që reflektohet në produktet kryesore të projektit:

  • Ndërgjegjësim mbi rolin e të rinjve në reformën bujqësore dhe rurale në Shqipëri.
  • Aktivizmi i të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.
  • Rrjetëzim përmes konsolidimit të Qendrës Burimore të të Rinjve Ruralë si një përvojë pilote për të angazhuar të rinjtë që jetojnë në zonat e largëta në veprime rrjetëzuese të lidhura me dialogun e politikave.

 

Projekti ka filluar zbatimin në shkurt 2021 dhe përfundonnë tetor të vitit 2023.

Projekti ‘Rural-You. Rural Albanian Youth’ financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga një konsorcium i gjashtë organizatave në lidershipin e Volontari Nel Mondo RTM. Organizatat partnere janë: Partnership for Development Foundation – PFD, Agropuka, Associazione Giovani Imprenditori Agricoli (AGIA) of Confederazione Italiana Agricoltori (CIA) dhe Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural.

 

Informacione më të detajuara lidhur me projektin mund të gjeni në linkun: https://www.rtm.ong/en/portfolio/rural-you-rural-albanian-youth/