|
|
Parlamenti Rural Shqiptar është nismë e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe përfaqëson një platformë advokacie, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzimi dedikuar zhvillimit rural. Për shkak të situatës të krijuar nga Covid-19, organizimi i Parlamentit të dytë është shtyrë në një periudhë tjetër kur zhvillimet e pandemisë të lejojnë mbledhjen e tij.
Në kuadër të Parlamentit të dytë, në periudhën mars-korrik 2020, ANRD organizoi katër forume rurale rajonale të cilat animuan dialogun dhe kontributin e aktorëve të ndryshëm publik dhe jo-publik. Ky moment ka qenë i rëndësishëm për të shqyrtuar realitetin dhe njohur më mirë me nevojat dhe problematikat, për të reflektuar rreth vizionit dhe prioriteteve për të përmirësuar komunitet rurale anembanë vendit. Në këtë kontekst, ANRD krijoi hapësira diskutimi dhe konsultimi, si dhe alternativa të tjera për të mbledhur kontribute nga aktorët e ndryshëm të interesit rreth çështjeve kritike me te cilat përballet sektori dhe komunitetet rurale; vizionit për të ardhmen dhe rekomandimeve për të përmirësuar sektorin dhe jetën në fshat.
[Lexo këtu mbi Parlamentin]
|
|
|
|
Forumi Rural i Egnatias përmbylli maratonën kombëtare të forumeve rajonale organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural! 35 pjesëmarrësit, që përfaqësojnë organizata të shoqërisë civile, fermerë, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve publike etj., treguan interes gjatë të dy sesioneve të forumit, që rrëfen nevojën që ekziston për dialog dhe dëgjesë. [Për më shumë]
ANRD
Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural
|
|
|
|
|
KONCEPTI I EKONOMISË SË GJELBËR DHE SHOQËRIA CIVILE - NJIHUNI ME PROJEKTIN NAGE
Arritja e zhvillimit të qëndrueshëm duke ruajtur dhe përmirësuar mjedisin dhe biodiversitetin e tij, pra zhvillimit që përmbush nevojat e së tashmes pa cënuar mundësinë e brezave të ardhshëm duke garantuar të drejtat e njeriut për një botë të shëndetshme dhe produktive, është një sfidë shumë aktuale me të cilat po përballen vendet në Evropë dhe në botë.
Sektori civil mund të luajë rol të rëndësishëm në procesin e arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm rural duke advokuar në mënyrë aktive për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes dhe për të ndikuar tek autoritetet vendore dhe kombëtare për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, me fokus në ekonominë dhe sipërmarrjen e gjelbër.
Duke marrë shkas nga kjo, rrjetet kombëtare për zhvillimin rural në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin Rural (BRDN), krijuan dhe që prej prillit të vitit 2018 ndërmorën zbatimin e një projekti gjithëpërfshirës trevjeçar “Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër” - NAGE.
|
|
|
Takim informues mbi mundësitë e gjelbërimit të ideve sipërmarrëse
“Ndërsa Puka përfaqëson një potencial agroturistik të rëndësishëm në Shqipërinë e veriut, sipërmarrjet rurale të akomodimit, kulinarisë, artizanatit dhe vjeljes e përpunimit të frutave të egra janë në investim dhe premtojnë qëndrueshmëri, forcojnë komunitetin dhe punësojnë të rinj dhe kategori të margjinalizuara të shoqërisë”. Ditën e premte u zhvillua në Pukë aktiviteti i Institutit për Politika Mjedisore në kuadër të Projektit «Ekonomia Qarkulluese në Pukë». [Shiko Postimin]
|
|
|
|
Takim ndërgjegjësues me fermere "Ekonomia dhe Sipërmarrja e Gjelbër"
Në kuadër të projektit “Gratë në gjelbërimin e zinxhirit të vlerës për grumbullimin, përpunimin dhe paketimin e fiqve të Roshnikut” organizata “Gratë në Bujqësinë e Qendrueshme – WSA” organizoi një takim ndërgjegjësues, për ndarjen e njohurive të përgjithshme mbi ekonominë e gjelbër, rëndësinë, përfitimet në aspektet ekonomike, mjedisore e sociale, dhënien e shembujve të sukesshëm etj. Ky takim i organizuar në Berat, shërbeu për të identifikuar modelin më të mirë për zbatimin e ndërhyrjes. [Shiko Postimin]
|
|
NAGE realizoi me sukses trajnime mbi “Ekonominë dhe Sipërmarrjen e Gjelbër”!
Rreth 40 anĕtarë të organizatave të shoqërisë civile të rinj, gra, sipërmarrës të biznesit të gjelbër e social, edukatorë e studentë, si edhe aktivistë të fushës së mjedisit, morën njohuri dhe shkëmbyen ide interesante mbi mundesinë e rrjetëzimit dhe jetësimin e nismave e sipërmarrjeve të gjelbra gjatë serisë së trajnimeve për OSHC-të vendore mbi " Ekonominë dhe Sipërmarrjen e Gjelbër" organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural në kuadër të projektit "Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonomine e Gjelbër".
[Lexo më shumë]
|
|
|
|
ANRD kontribuese në webinarin organizuar nga rrjeti evropian PREPARE
ANRD që nga viti i parë i funksionimit të saj është anëtare me të drejta të plota në rrjetin evropian PREPARE – Partnership for Rural Europe, që bën përpjekje të promovojë shkëmbimet ndërkombëtare midis atyre që janë të përfshirë në zhvillimin rural kudo në Europë. Koordinatorja Kombëtare e ANRD, Evelina Azizaj, është anëtare bordi e PREPARE që nga qershori 2020. Ajo kontribuoi në organizimin dhe moderoi webinarin me temë: “Përmirësimi i perspektivave për zbatimin e qasjes LEADER në vendet e Ballkanit Perëndimor”. [Për më shumë info]
|
|
Aktivitetet e Ardhshme
|
Bëhuni pjesë e aktiviteteve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal dedikuar zhvillimit rural. Në këtë rubrikë, JU do të njiheni me mundësira të ndryshme. Jeni të mirëpritur për të marrë pjesë, kontribuar dhe ekspozuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në këto aktivitete.
|
|
|
|
|
WEBINAR: Forumi i Fermerëve të Rinj 18 Shtator 2020
"Aleanca Alpeve Shqiptare" është pjesmarrse e projektit BOND, që ka për qëllim të kontribuojë në forcimin dhe organizimin e potencialit të madh për veprim kolektiv dhe rrjetëzim të fermerëve të rinj që të kenë një zë në hartimin e politikave bujqësore dhe rurale. Në kuadër të këtij projekti organizohet webinari “Forumi i Fermerëve të Rinj për të Ardhmen”. [Informohu mbi BOND]
|
SLOW FOOD YOUTH NETWORK Java e Vullnetarizmit Shtator 2020
Në muajt Prill 2018 - Tetor 2020 në Malësi të Madhe është zhvilluar projekti 'FoRuM' i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të instrumentit IPA dhe implementuar nga VIS Albania.
Pas 26 muajve angazhim nga vullnetarët e rinj dhe grupit Slow Food Youth Network, entuziazmi rinor jep ftesën që do të organizohet për vitin e dytë radhazi Java e Vullnetarizmit. [Merr pjesë]
|
FUQIZIMI I DEMOKRACISE RURALE Takim i hapur me të rinjtë ruralë 21-25 Shtator 2020
Aktiviteti synon rritjen e kapaciteteve të të rinjve në 10 fshatrat e Bashkisë Himarë, si pjesa më aktive në këto zona rurale, lidhur me përdorimin e teknologjisë në bashkëqeverisjen e mirë. Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Demokracisë Rurale” dhe mbeshtet nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. [Lexo më shumë]
|
|
|
Rozeta Gradeci - një grua e dashuruar me Veriun e Shqipërisë!
Kur e shikon Rozetën, të bije në sy portreti i saj i qeshur dhe dinamizmi që i buron ngado. Ajo punon me përkushtim dhe prej më shumë se 20 vitesh me Shoqatën Italiane COSPE – Bashkëpunimi për Zhvillimin e Vendeve në Emergjencë, e cila kontribuon në zhvillimin e territoreve rurale të Veriut të Shqipërisë nga Fusha e Zadrimës deri në Bashkinë e Vaut të Dejës, Shkodrës, Fushë Arrëzit, Pukës, Lezhës etj. E lindur në Tiranë, është diplomuar për Shkenca Natyrore në Universitetin e Tiranës duke u specializuar më pas brenda dhe jashtë vendit për zhvillimin e qendrueshëm të komuniteteve dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare.
Puna e gjatë dhe e pasionuar në zbatimin konkret të projekteve në zonat rurale ka bërë që Rozeta të njohë nga afër dhe të jetë e lidhur me gjithë zinxhirin e zhvillimit ekonomik e social të këtyre zonave duke filluar nga planifikimi ndërkomunal i politikave rajonale dhe strategjive lokale, forcimi i kapaciteteve për institucionet publike dhe ato të edukimit profesional bujqësor, nxitja e bujqësisë organike dhe format e organizuara të saj, modelet e turizmit rural si dhe mbështetjen e grave dhe të rinjve fermerë që merren me bujqësi.
Ndërkaq, në këtë mori impenjimesh, pasioni i saj i madh mbetet Banka Lokale Gjenetike e Komunitetit, ngritur pranë Shkollës së Mesme Profesione “Ndre Mjeda” Bushat, Shkodër, e para e këtij lloji në Shqipëri, në të cilën është krijuar inventari i rreth 160 varieteve autoktone të perimeve, fasuleve, drithrave me qëllim ruajtjen, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre për fermerët përreth, duke kontribuar në ruajtjen e biodiversitetit dhe të traditës lokale - një pasuri e paçmueshme shpirtërore dhe materiale për brezat e ardhshëm.
Rozeta flet me dashuri për territoret rurale të Veriut të Shqipërisë ku punon: “ Ato janë shumë të pasura në zakone, histori, në modele komunikimi që respektojnë njeriun e punës dhe ndihmojnë e shkëmbejnë me njeri-tjetrin. Këto zona ruajnë traditat e njohuritë e të parëve për punimet në bujqësi, ndjekin ciklin e hënës për krasitjet, mbjelljet apo edhe punime të tjera, ruajnë farat e tyre autoktone duke kontribuar kështu në diversitetin e prodhimeve dhe të trashëgimisë lokale të varieteteve të ndryshme”.
Sfida e saj për vitet që vijnë, është të kontribuojë që këto komunitete rurale të përfaqësohen, të mbështeten, të kenë zërin e tyre në institucionet lokale, si dhe të bëhen gjithmonë e më të ndërgjegjshmë për rolin e fuqishëm që kanë për zhvillimin e zonave të tyre.
|
|
|