+355 (04) 2400241 info@anrd.al

Projekti NAGE – Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër – është një projekt trevjeçar, financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të thirrjes “OBJEKTIVAT E SHOQËRISË CIVILE DHE PROGRAMI I MEDIAS 2016-2017” mbi Konsolidimin e Rrjeteve Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile. NAGE zbatohet nga një konsorcium i rrjeteve rurale në vendet e Ballkanit Perëndimor që veprojnë së bashku në interes të anëtarëve të tyre përmes Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin Rural (BRDN). Partnerët kanë krijuar një veprim që pasqyron synimet e zhvillimit të BRDN dhe që për rrjedhojë forcon pozicionimin e rrjetit në rajon, duke inkurajuar ndërkohë përfshirjen e nivelit vendor në vendimmarrjen publike dhe proceset e reformave, si dhe rrjetëzimin dhe advokimin për futjen e konceptit të ekonomisë së gjelbër, duke ofruar zgjidhje politike të bazuara në evidenca.

Rrjeti i Zhvillimit Rural i Republikës së Maqedonisë po udhëheq zbatimin e projektit NAGE në partneritet me rrjetet në vijim:

  • Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD)
  • Rrjeti për Zhvillimin Rural në Bosnjë dhe Hercegovinë (MRRBiH)
  • Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës (NORDK)
  • Rrjeti për Zhvillimin Rural i Serbisë (MRRS)
  • Rrjeti për Zhvillimin Rural i Malit të Zi (MRRCG)
  • Rrjeti Kroat për Zhvillimin Rural (HMRR)

Qëllimi i përgjithshëm i NAGE është të ofrojë mbështetje për të rritur ndikimin  politik dhe vendimmarrës të BRDN dhe të anëtarëve të saj, përmes përfshirjes në proceset e reformimit të programeve dhe politikave rurale e bujqësore me synim përfshirjen e konceptit të ekonomisë së gjelbër.

Si i tillë, NAGE hap një fushë të re ndërhyrje para komuniteteve rurale të Ballkanit dhe përfaqësuesve të politikave dhe vendimmarrjes së vendeve jo-anëtare në BE që marrin pjesë në projekt. Veprimi do të vërë në agjendat kombëtare çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe sipërmarrjes së gjelbër si pjesë integruese të programeve të zhvillimit bujqësor dhe rural.

Projekti NAGE do të arrijë qëllimin e tij nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të OShC-ve  në punën e përgjithshme të tyre, në advokim dhe rrjetëzim, për të qenë në gjendje të përballojnë rolin e tyre si avokatë të reformës bujqësore dhe rurale, në një mënyrë transparente dhe llogaridhënëse duke futur konceptin e ekonomisë së gjelbër si një model sipërmarrës unik ndërsektorial për diversifikim rural dhe qëndrueshmërinë.

BRDN dhe anëtarët e tij do të përdorin zhvillimin e politikave të bazuara në fakte dhe advokimin e bazuar në të drejta për të nxitur proceset kombëtare të përafrimit të CAP (Politika e Përbashkët Bujqësore) të BE-së dhe  ekonominë e gjelbër duke  përforcuar kapacitetet e rrjetëzimit dhe advokimit të BRDN-së, duke rritur njohjen, duke zgjeruar impaktin dhe duke forcuar pjesëmarrjen  në proceset e vendimmarrjes politike.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni ANRD në info@anrd.al  ose tel. 04 24 00 241

***

THIRRJE PËR APLIKIME

Program nën-grantimi për të mbështetur OSHC-të shqiptare në zbatimin e projekteve të sipërmarrjes së gjelbër

Projekti i financuar nga BE “Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër” (NAGE), fton OShC-të të aplikojnë me projekt-propozime në kuadrin e programit të tij të nën-grantimit për të mbështetur OShC-të shqiptare në zbatimin e projekteve të sipërmarrjes së gjelbër.

NAGE – Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër, një projekt i zbatuar nga Rrjetet e Zhvillimit Rural nga Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Kroacia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi – anëtarë të Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit Rural (BRDN) ofron mbështetje për të rritur ndikimin politik dhe vendimmarrës të BRDN dhe të antarëve të tij, përmes përfshirjes në proceset e reformimit te programeve dhe politikave rurale e bujqësore me synim prezantimin e konceptit të ekonomisë së gjelbër.

Programi i nën-grantimit të NAGE përmes dhënies së granteve të vogla për zbatimin e nismave të sipërmarrjes së gjelbër nga OSHC-të nga vendet e synuara do të mundësojë zbatimin e projekteve të rëndësishme për komunitetet vendore, duke forcuar aftësitë e OSHC-ve më të vogla. Shuma totale për aplikime është 126,000 EUR e cila do të mbështesë 36 grante në 6 vendet e synuara.

Përmes kësaj Thirrje për aplikime Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural, si partner zbatues i projektit, synon t’iu akordojë 6 organizatave nga Shqipëria grante për zbatimin e nismave të tyre që synojnë inicimin dhe pilotimin e sipërmarrjes së gjelbër. Thirrja është në shumën totale prej 21,000 EUR dhe secili grant varion nga 3,000 deri në 3,500 EUR. Kohëzgjatja e projekt propozimeve nën këtë Thirrje varion nga 3 në 6 muaj.

Meqenëse bëhet fjalë për grante të vogla, inkurajohen OShC-të të mos ngurrojnë të aplikojnë me oferta financiare që afrohen me kufirin e sipërm të granteve (3,500 Euro). Gjithashtu, për shkak të gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, bilanci i organizatës për vitin 2019 mund të paraqitet pas datës 31 Korrik 2020.

Afati për dërgimin e projekt-propozimeve është 1 maj 2020 ora 23:59.

Thirrja e plotë për aplikantët dhe të gjitha dokumentet përkatëse janë në dispozicion për t’u shkarkuar më poshtë (shqip):

1. Udhezime per aplikuesit per grante

2. Aneksi A Formulari i aplikimit per grant.docx

3. Аneksi B- Buxheti

4. Aneksi C -Formulari i te dhenave te subjektit ligjor

5. Aneksi D -Formulari i identifikimit financiar

6. Aneksi E_NAGE_Kontrata

dhe

7. Aneksi I-Model i raportit narrativ te ndermjetem dhe perfundimtar

8. Aneksi II Forma e raportimit financiar

9. Aneksi III – Forma e transferimit te pronesise se aseteve

Pyetje dhe Përgjigje:

Pyetje: A mundemi të aplikojmë për nën grant mbi Sipërmarrjen e Gjelbër në kuadër të projektit NAGE- Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër,   kur kemi një aktivitet rreth 3 vjeçar por jemi të regjistruar në shtator 2019?

Pergjigje: Sipas Udhëzuesit për aplikantët për grante, pika 4.1 “Rregullat e pergjithëshme të thirrjes për propozime”, nënpika 4.1.1 “Kush mund të aplikojë”, organizatat e pranueshme duhet të jenë të regjistruara të paktën 12 muaj përpara afatit për dorëzimin e projekt-propozimeve. Pra mqse thirrja mbyllet në 1 Maj 2020 dhe ju jeni të regjistruar ligjërisht në shtator 2019, është e pamundur të aplikoni për këtë thirrje pamvarësisht aktivitetit që keni pasur para kësaj date.

Pyetje:  Misioni  i shoqatës sonë  është: “Inkurajimi i komunitetit për të shprehur në media problemet e mprehta të shoqërisë shqiptare si: barazia gjinore, mjedisi, problemet rinore, korrupsioni”. A mund të aplikojmë për nën grant në kuadër të projektit NAGE, si shoqatë?

Pergjigje: Po, keni mundësi të aplikoni si shoqatë, misoni juaj lidhet edhe me raportimin mbi problemet mjedisore dhe kjo çështje përfshihet në fokusin e tematikave të pranueshme të nën granteve.

Pyetje: Për shkak të veshtirësisë së hasur për grumbullimin e dokumenteve mbeshtetëse, në kuadër të gjendjes së pandemisë, a mund të shikohet mundësia e shtyrjes së afatit të aplikimeve?

Përgjigje: Sugjerimi juaj iu transmetua autoritetit menaxhues të Programit financues në Bruksel. Aktualisht nuk është njoftuar për ndonjë shtyrje por vazhdoni të na ndiqni në vazhdimësi.