+355 (04) 2400241 [email protected]

Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural përmbyll maratonën kombëtare të forumeve rajonale me mbledhjen virtuale të Egnatias, organizuar me datë 21 korrik 2020 në ZOOM! I katërti forum rajonal, që hartëzohet në territorin e qarqeve Korçë, Elbasan, Berat, për të katërtën herë kthehet në një tryezë virtuale diskutimesh me substancë mbi sfidat, praktikat dhe modelet e suksesit në zhvillimin rural dhe bujqësor.

Me rreth 35 pjesëmarrës, që përfaqësojnë organizata të shoqërisë civile, fermerë, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve publike etj., tematikat e paraqitura në axhendën e forumit shfaqën interes dhe pjesëmarrja e qëndrueshme përgjatë dy sesioneve të forumit, rrëfen nevojën për dialog dhe dëgjesë mbi sfidat dhe mundësitë, politikat dhe nevojat reale të sektorit si dhe qartësimi i roleve dhe kontributeve të aktorëve të ndryshëm në zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe rural të rajonit të Egnatias, aftësitë sipërmarrëse në ndihmë të ekonomisë dhe jetës rurale, qasja LEADER me mbyllje tek shpresa e sapo-filluar, Integrimi Evropian, Shqipëria Rurale në BE.

Forumi u zhvillua përgjatë dy sesioneve për të dhënë hapësirë reflektimi, prezantimi dhe diskutimi mbi tematikat e përfshira në program (kliku këtu). Ky është forum i tretë që ANRD organizoi online në përshatje me sfidat e krijuara nga pandemia Covid-19, dhe i fundit në mobilizimin e aktorëve në kuadër të Parlamentit të Dytë Rural Shqiptar. ANRD ka mbledhur input të rëndësishësm nëpërmjet forumeve rurale rajonale, duke iu afruar secilit rajon të Shqipërisë, me qëllim njohjen më nga afër të problematikave dhe specifikave rajonale të secilës zonë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit: Rrjetëzim për Zhvillimin Rural me Pjesëmarrje

Foto nga aktiviteti: