+355 (04) 2400241 [email protected]

Sot po prezantojmë aktivitetin e projektit “Gratë në gjelbërimin e zinxhirit të vlerës për grumbullimin, përpunimin  dhe paketimin e fiqve të Roshnikut” realizuar nga organizata “Gratë në Bujqësinë e Qendrueshme (WSA)  – takim ndërgjegjësues, për ndarjen e njohurive të përgjithëshme mbi ekonominë e gjelbër.

Në kuadër të projektit, organizata “Gratë në Bujqësinë e Qendrueshme – WSA” organizoi një takim ndërgjegjësues, për ndarjen e njohurive të përgjithëshme mbi ekonominë e gjelbër, rëndësinë, përfitimet në aspektet ekonomike, mjedisore e sociale, dhënien e shembujve të sukesshëm etj.  Ky takim i organizuar në zonën e mbuluar nga projekti, i shërbeu mbledhjes së opinioneve dhe arritjes së konkluzioneve për të identifikuar idenë dhe modelin më të mirë për zbatimin e ndërhyrjes.

Projekti trajton problematika që hasen sot në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jo vetëm në zonën e Beratit, por në të gjithë vendin. Zbatimi i një projekti të tillë pilot në zonën e Roshnikut shërben si shembull për të gjithë komunitetet e tjera rurale në drejtim të promovimit të sipërmarrjeve të gjelbra të cilat lidhin përfitimet mjedisore me ato sociale dhe ekonomike.