+355 (04) 2400241 info@anrd.al
U zhvilluan me sukses 2 trajnimet e Projektit NAGE mbi “Ekonominë dhe Sipĕrmarrjen e Gjelbër”!
Javĕn e tretë dhe të katërt tĕ muajit korrik 2020 në kuader të projektit ” Rrjetëziim dhe Advokim për Ekonomine e Gjelbër – (NAGE) ” Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural zhvilloi serinë e trajnimeve per OSHC-të vendore mbi ” Ekonominë dhe Sipërmarrjen e Gjelbër”.
Rreth 40 anĕtarë të organizatave të shoqërisë civile, të rinj, gra, sipërmarrës në fushën e biznesit të gjelbër e social, edukatorë e studentë, si edhe aktivistë të angazhuar të fushes së mjedisit, morën njohuri dhe shkëmbyen ide interesante mbi mundesinë e rrjetëzimit dhe jetësimin e nismave e sipërmarrjeve te gjelbra. Pjesëmarrësit treguan veçanërisht interes rreth njohurive të ndara mbi hartimin e Planit të biznesit për ngritjen e një start up-i të gjelbër, të cilat i gjetën si mjaft të dobishme për të implementuar në praktikë idetë e tyre të gjelbra.

Foto nga aktiviteti: