Ky dokument paraqet një përmbledhje të strategjisë, vizionit dhe objektivave të GVV “Egnatia”, si një model i zbatimit të qasjes LEADER në territorin rural të Bashkisë Elbasan. E krijuar në vitin 2023 si fryt i mobilizimit komunitar dhe mbështetjes së projekteve zhvillimore, GVV “Egnatia” përfaqëson një partneritet vendor gjithëpërfshirës që synon përmirësimin e cilësisë së jetës në 12 njësi administrative rurale dhe një lagje urbane me profil rural.
Me një vizion të qartë për një të ardhme dinamike dhe të qëndrueshme, strategjia e GVV “Egnatia” mbështet zhvillimin socio-ekonomik përmes aktiviteteve sociale, kulturore, arsimore dhe turistike, duke përfshirë festa tradicionale, evente rinore, panaire dhe nisma për ruajtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore. Zona “LEADER” e mbuluar nga GVV “Egnatia” karakterizohet nga potenciale të larta në bujqësi, blegtori dhe turizëm të qëndrueshëm, duke përfshirë 116 fshatra dhe një popullsi prej mbi 110,000 banorësh.
Shkarko ketu