Përfaqësues të Qendrës së Rinisë Rurale ishin pjesmarrës në edicionin e 6 të kampit rajonal për të rinjtë nga zonat rurale. Ky aktivitet u zhvillua në Vuçje, Mal i Zi nga datat 27-31 gusht 2023, dhe mblodhi sëbashku 30 pjesmarrës nga të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky aktivitet ishte i fokusuar në zgjerimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për zhvillimin e komuniteteve rurale dhe nxitja e dëshirës së të rinjtve për të qenë animatorë të komuniteteve të tyre. Të njohin nevojat e komunitetit në mënyrën më të mirë të mundshme, të delegojnë aty ku është e nevojshme, të ndihmojnë për të menaxhuar sa më mirë burimet dhe gjithçka që kanë komunitetet lokale.
Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit e kampit patën mundësinë të thellojnë njohuritë se çfarë do të thotë të jesh animator në një mjedis rural. Udhëheqja dhe motivimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në komunitet dhe zhvillimi i qëndrueshëm rural dhe roli thelbësor i tyre.
Përfaqësuesit nga RYH theksuan problematikat me të cilët të rinjtë nga zonat rurale në Shqipëri përballen cdo ditë. Situata është e ngjashme në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe duhet bërpjekje e përbashkët për të arritur rezultate positive. Gjatë workshopit u vu theksi te problemet kryesore që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme si: Infrastruktura e prapambetur, jeta sociale minimaliste, trendi I migrimit si pasojë e mungesës së opsioneve dhe angazhimit, mungesa e shërbimeve dhe instabilitet ekonomik.
Disa nga rekomandimet që dolën nga workshop ishin: Zhvillimi i Infrastrukturës është prioriteti i parë dhe celësi që rinia në zonat rurale të vazhdojë të qëndroë në zonat rurale. Gjithashtu duhet bërë ndërhyrje në ndertimin e jetes sociale duke bërë të mundur që të rinjtë të jenë të lidhur me njëri tjetrin, të shkëmbejnë ide dhe eksperienca duke dhene si shembull edhe pjesmarrjen në kampe si ky apo festivale të dedikuar. Për të pasur një rini të aktivizuar duhen krijuar mundësi pune, dhënia e subvencioneve për të rinjtë nga institucionet vendore për etj. Rivizitalizimi i strukturave lokale, shkollave, ambulancave, postës, dyqaneve.
Përgjatë këtij aktiviteti u prezantuan shembuj të funksionimit të grupeve lokale të veprimit nga Bojan Kovaç,(menaxher i GVV “Srce Bačka” nga Kula- Serbi), i cili theksoi se në punën e tij të përditshme përpiqet të ngadalësojnë largimin e të rinjve nga zonat rurale përmes zhvillimit dhe mbështetjes për prodhuesit e vegjël. Aktivisti dhe drejtori i organizatës “Ta shpëtojmë Sinjajevinën” Milan Sekulović nga Mali i Zi, theksoi se të rinjtë duhet të jenë gjithnjë e më shumë të përfshirë në zgjidhjen e problemeve dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet.
Dita e tretë ishte e rezervuar për një vizitë në terren për të parë nga afër praktika të mira zhvillimi. Pjesmarrësit e kampit vizituan plantacionet e Verës Vranac dhe një ndër 3 kantinnat e tyre duke u njohur me historinë dhe aktivitetin e tyre ekonomik.