Grupi Vendor i Veprimit “Kolonja e Gjelbër” është themeluar në vitet 2017–2018 në kuadër të projektit të shërbimeve mjedisore, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Që prej krijimit të tij, GVV ka ndjekur një qasje aktive në rrjetëzim, shkëmbime ndërkombëtare dhe promovim të qasjes LEADER në territorin e Bashkisë Kolonjë, duke përfshirë të gjitha njësitë administrative dhe 76 fshatra.

Nëpërmjet përfshirjes së komunitetit dhe partneritetit ndërsektorial, GVV “Kolonja e Gjelbër” synon të rikthejë besimin dhe dëshirën e banorëve për të investuar dhe jetuar në zonën e tyre. Strategjia e zhvillimit vendor fokusohet në ruajtjen e biodiversitetit, promovimin e trashëgimisë kulturore, shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përmirësimin e infrastrukturës rurale.

Shkarko ketu