+355 (04) 2400241 [email protected]

Bordi ANRD

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD
Bordi ANRD
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD

Sotiraq Hroni – Kryetar Bordi (i rizgjedhur më 14 qershor 2024)

Sotiraq Hroni është Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) – një organizatë e pavarur ThinkTank me zyrë në Tiranë, e cila në mënyrë aktive ofron ekspertizë, analizëzë të politikave, kërkim të aplikuar dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë të shoqërisë për të nxitur reformat dhe angazhuar në proceset e politikave të bazuara në evidencë. Ish-diplomat dhe Këshilltar i Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, eksperienca profesionale dhe përfshirja e Z. Hroni me shoqërinë civile në 15 vitet e fundit është fokusuar veçanërisht në qeverisjen e mirë, përgjegjësinë dhe llogaridhënien dhe integriteti në reformat zhvillimore, pjesëmarrja civile dhe politikëbërja e bazuar në evidencë.

Majlinda Hoxha – Sekretare e Përgjithshme 

 

Sabah Djaloshi – Anëtar Bordi  

Sabah Djaloshi është Drejtor Ekzekutiv i shoqatës AgroPUKA. Ai ka punuar rreth 14 vite si mësues dhe zv. Drejtor në Gjimnazin e Përgjithshëm Pukë. Përtej punës së tij në sektorin civil dhe privat, z. Djaloshi ka eksperiencë të pasur në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve; ka punuar në projekte të ndryshme kërkimore të zbatuara nga Universiteti, organizata të shoqërisë civile dhe institucionet publike. Eksperienca e tij lidhet ndër të tjera me politikat e zhvillimit rural dhe zhvillimin e produkteve të ndryshme (procesim, prodhim dhe marketing). Në fushën e tij të ekspertizës përfshihet gjithashtu zhvillimi i një sërë publikimesh në fushën e turizmit, promovimit të barazisë gjinore në rajonin e veriut, më specifikisht fuqizimi i grave rurale, zinxhirët e vlerës, etj.

Tatjana Dishnica – Anëtare Bordi

Tatjana Dishnica është Drejtoreshë Ekzekutive e shoqatës Gratë në Bujqësinë e Qëndrueshme (WSA). Zj. Dishnica ka mbi 20 vite eksperiencë në shërbimet e ekstensionit (ish-Drejtoreshë e Shërbimit të Ekstensionit, Ministria e Bujqësisë). Aktualisht ajo punon Pedagoge në Universitetin Bujqësor të Tiranës (Komunikimi në Shërbimin e Ekstensionit, program në Master Shkencor). Prof. Dishnica është e specializuar në fushën kërkimore, ku kontributi i saj kryesor është fokusuar në kërkimin bujqësor, shërbimin e ekstensionit, informacioni bujqësor, fuqizimi i grave në zonat rurale, bashkëpunimi bujqësor etj., në projekte financuar nga UNDP, Banka Botërore, FAO, SNV, REC, MADA. Ajo është autore e një serie publikimesh, artikujsh, raporteve shkencore dhe monografive në fushën e bujqësisë.

Simo Ribaj – Anëtare Bordi

Simo Ribaj është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Green Vision, një OJQ e njohur për mbrojtjen e mjedisit dhe  zhvillimin e qëndrueshëm rural në rajonin e Vlorës. Gjithashtu, që nga viti 2011, ai është edhe Kryetar i organizatës SEEP {Social Education for Environmental Protection}. I diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën biologji, ku mori titullin Master Shkencor në vitin 1991,  Simo i ka dedikuar karrierën e tij edukimit komunitar dhe mbrojtjes së mjedisit. Për më shumë se tre dekada punon si profesor i biologjisë dhe lektor në Universitetin REALD. Prej një dekade ka themeluar dhe drejton Klubin e Natyralisteve ne Vlorë me qendër në Gjimnazin “ Ali Demi”. Ekspertiza e tij përfshin ekosistemet detare, speciet e rrezikuara si dateri, elasmobrnachet, koralet, peshkimi i qendrueshem, fermat e mbarështrimit të peshkut ne Gjirin e Vlores, ekoturizmi etj.Për më tepër, ai ka kontribuar në disa botime mbi ndikimet mjedisore nga fermat e peshkut  dhe ruajtjen e faunës detare.

Xheni Prenda- Anëtar Bordi

 

Benito Prendi – Anëtar Bordi

 Benito Prendi i diplomuar në Shkenca të Komunikimit, aktualisht është Përfaqësues Ligjor i Shoqatës Volontari nel Mondo RTM për Shqipërinë. Një organizatë jo qeveritare kjo e vullnetarizmit ndërkombëtarë me seli qëndrore në Reggio Emilia (Itali) dhe sekondare në Shkodër, me mision promovimin e dinjitetit të njeriut, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe shoqërimin e komuniteteve në proceset e zhvillimit të qëndrueshëm. Themelues the anëtar i shoqatës Qendra e Rinisë Rurale (RYH) me mision aktivizmin rinor që mbështet të rinjtë, veçanërisht ata të zonave rurale, që të ushtrojnë zërin e tyre për të ndikuar në vendimet dhe politkbërjen bujqësore dhe rurale, duke i orientuar ato drejt shqetësimeve, interesave dhe prioriteteve të të rinjve. Prej 9 vitesh promotor dhe zbatues i iniciativae me fokus zhvillimin e zonave rurale, barazinë gjinore dhe rritjen e kapaciteteve ekonomike të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. 

 

Bëhu pjesë e ANRD!

Regjistrohu