+355 (04) 2400241 [email protected]

Në vazhdim të përpjekjeve tona kolektive për të ndikuar në politikat bujqësore për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe për të vlerësuar rolin dhe nevojën e të rinjve në zonat rurale, më 11 tetor 2023 u mbajt Asambleja e parë Kombëtare e të Rinjve Rural. Kjo asamble ishte pjesë e platformës advouese, Parlamentin të 3-të Rural Shqiptar, i cili u mbajt në datat 11-13 tetor 2023, organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural (ANRD) në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT)

Në këtë asamble të parë morën pjesë më shumë se 100 të rinj nga i gjithë vëndi, pjesë e Qendrës së Rinisë Rurale (RYH) dhe jo vetëm, duke u dhënë mundësi të rinjvë të kishin hapësirën e tyre të dedikuar në asamblenë e tyre “Me të rinjtë, për të rinjtë, nga vetë të rinjtë” duke ndarë përvojat, sfidat dhe mundësitë e tyre në zhvillimin rural.

Seanca plenare u hap nga Zj. Martina Dedaj, kryetare e bordit të Qendrës së Rinisë Rurale, ku në fjalën e saj theskoi “Të rinjtë në zonat rurale janë të përjashtuar nga proçeset vendimarrëse. Ekziston një paqëndrueshmëri dhe ndjenjë përjashtimi për të rinjtë ruralëduke nxitur kështu që të rinjtë nga zonat rurale të largohen jashtë vendit, duke rrezikuar braktisjen e fshatrave dhe plakjes së shpejtë të popullsisë shqiptare”. “Zj. Martina Dedaj e mbylli fjalën e saj duke thënë që: “Shumica e politikave për rininë e injorojnë rininë rurale dhe shumica e politikave rurale injorojnë rininë”.

Zv. President i Cia – Agricoltori Italiani, Z. Matteo Bartolino në fjalën e tij shprehet se zonat rurale shpesh karakterizohen nga një sërë sfidash dhe mundësitë që duhen adresuar për të promovuar qëndrueshmërinë zhvillimin, përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve lokale. Rizhvillimi i këtyre zonave është një proces kompleks që kërkon një qasje holistike dhe të integruar.  Ai listoi disa veprime thelbësore që duhen ndërrmarë si: 1. Zhvillimi dhe mordenizimi i infrastrukturës; 2. Aksesi në financa për fermerët e rinj; 3. Diversifikimi ekonomik; 4. Zhvillimi i aftësive me trajnime; 5. Promovimi i teknologjive dixhitale; 6. Përfshirja e komuniteteve lokale në procesin e vendimmarrjes; dhe të gjitha këto veprime duhet të ndërrmerën në përputhjë dhe të garentojnë një 7. Qëndrueshmëria mjedisore.

Në sesionin plenar të rinjtë treguan përvojat e tyre nga terreni. Z.Julvin Marku nga Puka tregoi përvojën e tij në sipërmrrjen e rij për rritjen e lajthive dhe visionin për të pasur fshatin e tij që do të zhvillohet me bazë lajthinë.

Projekti “Rural You”, për rëndësinë që ka patur për të rinjtë ruralë, u prezantua më në detaj për arritjet e tij dhe dhe rolin me mbështetjen e dhënë nëpërmjet granteve të vogla për të rinjtë duke theksuar nevojën që ndihma financiare është e nevojshme në realitetin shqiptare për të krijuar dhe nisur një nismë të re etj.Fituesit e të subganteve nga projekti Rural-You, u prezantuan nëpërmjet videove prezantuese. Anjeza Zmakaj, nga Fushë-Arrës nëpërmjet një video prezantoi pasionin e saj për bletarinë dhe nismën e saj “Bletari Smakaj”, Labinot Murrja prezantoi “Kampin e Fluturave” dhe zgjerimin e vendeve akomoduese tashmë edhe me shtëpiza prej druri, në sajë të projektit Rural You.

Asambleja e parë Kombëtare e të rinjve në zonat rurale shënon një ngjarje të rëndësishme duke pasur në qendër perspektivat e tashme dhe të ardhme të rinisë rurale. Asambleja hodhi dritë mbi realitetet me të cilat përballen të rinjtë në zonat rurale. Zëri i të rinjve rural u dëgjua në një hapësirë të dedikuar, u mblodhën të gjithë së bashku dhe sfidat, nevojat, ëndrrat dhe kërkesat konkrete të tyre u strukturuan për t’ju drejtuar organeve të qeverisjes.

Duke njohur rolin themelor të të rinjve në mbështetjen e komuniteteve rurale, bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, Asambleja vendosi në qendër të vëmendjes disa çështje urgjente: migrimin e të rinjve nga zonat rurale, i cili paraqet edhe riskun më të madh për qëndrueshmërinë e sektorit dhe jetës komunitare në zonat rurale, përmirësimin e infrastrukturësarsim cilësor, shërbime shëndetsore më të mira, dhe përmirësimin e shërbimeve të  tjera bazike, për të fuqizuar të rinjtë ruralë dhe për të lehtësuar aksesin e tyre në këto shërbime kritike.

Të rinjtë theksuan nevojën që të përforcohet bashkëpunimi i qeverisë dhe botës akademike për të mbledhur të dhëna për moshën gjeografike për të rinjtë që jetonjë në zonat rurale dhe të dhëna të tjerapër të lehtësuar identifikimin e problematikave të tyre.

Asambleja në sesionin “Sfidat Prioritetet dhe zgjidhjet [ër zhvillimin rural” i organzioi të rinjtë në grupe diskutimi dhe fale mendimeve të tyre në këto diskutime u arrit të zhvillohej deklarata e Qendrës së Rinisë Rurale për zhvillimin rural, gjatë trajnimit tre ditor 12-14 tetor “Advokacia rurale” që zhvillohej parallel me parlamentin e tretë Rural Shqiptar.

Nëpëmjet Deklaratës së të rinjve ruralë, që u prezantua në ditën përmbylëlse të Parlamentit të Tretë Rural Shqiptar, të rinjtë bënë thirrje urgjente që: autoritetet publike kombëtare ta ndryshojnë narrativën për të rinjtë në zonat rurale, nga një qasje bazuar në nevoja në një qasje bazuar në të drejta, dhe të promovohet pjesëmarrja kuptimplotë e tyre në proceset vendimmarrëse për çështjet që i prekin ata.

Si përfundim ato theksuan se Rural Youth Hub (RYH) duhet të njihet si një rrjet që përfaqëson të rinjtë rural dhe të angazhohet në mënyrë aktive në diskursin politik në lidhje me strategjitë për zhvillimin rural.

@rural_you
@ruralyouthhub.albania

ℹ️ Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Projektit Rural-You, financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe zbatuar nga Volontari nel Mondo RTM në bashkëpunim me Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRDADAD MaloreAgroPukaFondacioni Partneritet për ZhvillimAgia Giovani Imprenditori Agricoli (” Cia – Agricoltori Italiani”).