+355 (04) 2400241 [email protected]

Parlamenti i 5-të Rural Evropian u mbajt më 12-15 Shtator 2022 në Kielce, Poloni, me pjesëmarrje të më shumë se 350 përfaqësuesve nga 39 shtete të ndryshme.

Ky parlament nisi me fjalën e Jan Krzysztof Ardanowski, Kryetar i Këshillit për Bujqësi dhe Çështje Rurale në Presidentin e Republikës së Polonisë, se është e pamundur të mordenizohen zonat rurale dhe të zgjidhen problemet në rritje, pa pjesëmarrjen dhe zërin e vetë banorëve të këtyre zonave.

Me nevojën për të adresuar problemet në zonat rurale, edicioni i 5-të i parlamentit u mbajt me sloganin “Dëgjo zërin e fshatit” dhe solli së bashku banorë të zonave rurale, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, studiues, sipërmarrës, fermerë, si dhe përfaqësues të BE-së e autoriteteve publike nga e gjithë Evropa. Ky parlament, ndryshe nga herët e tjera, kishte një fokus të veçantë te çështjet e të rinjve të zonave rurale në mbarë Evropën.

 

ANRD, si një nga 40 partnerët kombëtar të Parlamentit Rural Europian (ERP), mori pjesë në ERP 2022 me një delegacion prej 3 të rinj përfaqësues të Qendrës së Rinisë Rurale -RYH. Koordinatorja e RYH, Ilda Metani dhe dy nga anëtarët më aktiv të RYH, Martina Dedaj dhe Ardit Frroku përfaqësuan në këtë event interesat dhe aspiratat e rinisë në zonat rurale të Shqipërisë. Të rinjtë përfaqësues sollën në këtë event problematikat që pengojnë zhvillimin rural në Shqipëri, por edhe diskutuan mbi praktikat e mira dhe zgjidhje të mundshme të sfidave duke marrë në konsideratë edhe përvojat e vendeve të tjera.

Programi i ERP përfshiu një sërë aktivitetesh si shkëmbim përvojash, vizita studimore, seanca diskutimi dhe evente për rrjetëzim të aktorëve të ndryshëm pjesëmarrës, me qëllimi njohjen e përvojave pozitive në fushën e zhvillimit rural duke përfshirë krijimin e vendeve të punës në fshat, zhvillimin e sipërmarrjeve, prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve vendore, turizmin rural, kujdesin për të moshuarit dhe mbrojtjen klmatike.

Në këtë event pati gjithashtu diskuime të shumta mbi situatën aktuale dhe sfidat madhore me të cilat po përballet e gjithë Evropa, të tilla si: lufta, inflacioni, kriza e energjisë, klima dhe biodiversiteti, thatësira dhe zjarret, ushqimi dhe siguria, ndryshimet e krijuara nga pandemia dhe ndryshimet e tjera politike ekonomike, mjedisore dhe sociale kanë ndikuar në komunitetet rurale.

Diskutimi mbi problematikat e zonave rurale por edhe kontributi që të gjitha palët e përfshira mund të japin për të avancuar më tej politikat e praktikat e mira ishin me mjaft rëndësi për të gjithë pjesëmarrësit. Ky event shërbeu për të sjellë edhe më shumë në fokus të politikbërësve cështjet e zhvillimit rural, si një element kyc në mirëqënien e shteteve evropiane dhe qytetarëve të saj.

 

_________________________________________________________________________________

Këtu mund të gjeni Deklaratën e Kielce https://www.erp2022.eu/26,none,Declaration,

Manifestin Rural Europian https://prepare-network.eu/index.php/2022/11/01/the-european-rural-parliament-manifesto-2022/.

Të gjitha sesionet plenare transmetohen drejtpërdrejtë dhe kushdo i/e interesuar mund t’i ndjekë ato në https://youtu.be/6kVI5MKf-Qk

Programi i gjithë eventit gjendet në https://www.erp2022.eu/#