Në kuadër të projektit Rural Youth Hub Albania (Rural You), disa nga anëtarët përfaqësues të Qendrës së Rinisë Rurale në Shqipëri morën pjesë në vizitën studimore zhvilluar në Itali në datat 14-18 Nëntor 2022, në zonën e Reggio Emilia dhe në qytetin e Romës.
Delegacioni i përbërë nga pesë përfaqësues të Rural Youth Hub, të shoqëruar nga anëtarë të ekipit të Volontari nel Mondo RTM, kaluan 3 ditë në Reggio Emilia duke zbuluar realitetet e të rinjve vendas në këtë rajon. Antarët e RYH u njohën me praktikat më të mira të AGIA-CIA në fushën e forcimit të rinisë rurale dhe vizituan ferma e koperativa të ndryshme që merren kryesisht me kultivimin e perimeve në mënyrë të qëndrueshme, prodhimin e verës, si dhe të qumështit që përdoret për djathin Parmigiano Reggiano.
Përgjatë këtyre takimeve antarët e RYH u takuan me disa përfaqësues të AGIA-CIA dhe vetë drejtuesit e tyre, ku patën mundësi të frymëzohen nga puna e tyre dhe të përfshihen në diskutime të ndryshme, ku mund të përmendet veçanërisht seminari i zhvilluar ndërmjet RYH dhe AGIA, në lidhje me Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes palëve me synim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Pjesa tjetër e vizitës vazhdoi në qytetin e Romës, ku të rinjtë u bënë pjesë e aktiviteteve dhe eventeve shumë të rendësishme organizuar nga CIA. Më date 16 Nëntor anëtarët e RYH vizituan selinë e CIA-s në Romë ku u mirpritën nga Alberto Giombetti, Kryetar i Komisionit të Flamurit të Gjelbër dhe Cristina Chirico Shef i Zyrës së Ndërkombëtarizimit të Cia – Fermerët Italianë dhe njëkohësisht Drejtoreshë e agjencisë bujqësore Agricoltura è Vita.