+355 (04) 2400241 [email protected]

Titulli i trajnimit: Strategjitë e advokimit për të rinjtë në zhvillimin rural

Në kuadër të projektit Rural Albanian Youth (Rural You)- Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) hap Thirrjen për Pjesëmarrje në Trajnimin 3 ditor nën temën: “Strategjitë e advokimit për të rinjtë në zhvillimin rural ”. Trajnimi do të zhvillohet nga data 11-14 tetor 2023 në Tiranë.

Ky trajnim ka si synim fuqizimin e pjesëmarrësve të rinj në nxitjen e ndryshimeve pozitive në komunitetet rurale. Qëllimi i trajnimit është të pajisë të rinjtë me njohuritë, aftësitë dhe instrumentet e nevojshme për angazhim aktiv në përpjekjet efektive të avokimit drejt zhvillimit të qëndrueshëm rural.

Nga trajnimi do të merren njohuri mbi avokimin, proceset e bërjes së politikave, analizën e politikave publike, strategjitë efektive të avokimit dhe komunikimin. Përveç kësaj, trajnimi fokusohet në bashkëpunimin, ndërtimin e partneritetit dhe rrjetëzimin.

Thirrja për pjesëmarrje në këtë trajnim është e hapur për të rinjtë nga zonat rurale, të cilët janë entuziast për të kontribuar në zhvillimin rural.

Target i këtij trajnimi janë 10-15 përfaqësues të rinj nga e gjithë shqipëria që dëshirojnë të jenë aktiv në politikbërjen bujqësore dhe zhvillimit rural.

Personat e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar Formën e Aplikimit brenda datës 27 shtator 2023. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda datës 30 shtator 2023.

Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit gjatë ditëve të trajnimit do të mbulohen nga organizatorët.

 

Këtu do të gjeni më shumë informacion rreth trajnimit

Trajneri: Matteo Bartolini është Zëvendës Presidenti Kombëtar i CIA- Agricoltori italiani, një nga shoqatat profesionale më të rëndësishme për fermerët në Evropë.

Pas diplomimit për Ekonomi dhe Tregti, në vitin 2004, Bartolini filloi fermën e tij ku u shtoi kulturave tradicionale kultivimin e tartufit, të kryer me metoda eksperimentale në bashkëpunim me Universitetin e Perugias.

Pas disa eksperiencave në AGIA (Shoqata Italiane e Fermerëve të Rinj), midis 2013 dhe 2015 ai ishte President i CEJA (Këshilli Evropian i Fermerëve të Rinj), i cili përfaqëson 2 milionë fermerë të rinj në Evropë që i përkasin 30 organizatave bujqësore nga 24 shtete anëtare.

Që nga viti 2021 është Përfaqësues i Cia – Agricoltori Italiani në Organizatën Botërore të Fermerëve.

Formimi i tij akademik dhe profesional do të jetë i disponueshëm për të rinjtë shqiptarë gjatë tre ditëve të trajnimit mbi strategjitë e avokimit në zhvillimin rural në Tiranë.

Ky trajnim i dedikohet grupit te perzgjedhur te te rinjve per te rritur aftesite e tyre advokuese dhe ne te njejten kohe te rrise njohurite  ne fushen e agrokultures europiane  dhe instrumentat politike dhe financiare te orientuar drejt rinise rurale..

 “Strategjitë e advokimit për të rinjtë në zhvillimin rural”- AGJENDA (draft)

 

Dita e parë

Hyrje në Advokimin për Zhvillimin Rural
Sesioni 1 Konceptet dhe parimet e advokimit për Zhvillimin Rural

 

Sesioni 2 Mënyrat e advokimit
 

Dita e dytë

Praktikat më të mira të Advokimit Rural në Bashkimin Evropian
Rasti i parë Studimi Advokaci për Mirëqenien Bujqësore
Rasti i dytë Studimi Promovimi i Qëndrueshmërisë Mjedisore Rurale
 

 

Dita e tretë

Hartimi i Planit të Advokimit të Zhvillimit Rural

 

Sesioni 1 Analiza e kontekstit dhe identifikimi i objektivave të advokimit
Sesioni 2 Zhvillimi i Planit të Advokimit të RYH

 

Plotësoni Formën e Aplikimit duke kikuar këtu.

 

Projekti Rural-You është financuar nga European Union in Albania dhe implementuar nga Volontari nel Mondo RTM në bashkëpunim me Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD, ADAD Malore, AgroPuka, Fondacioni Partneritet për Zhvillim dhe Associazione Giovani Imprenditori Agricoli (Cia – Agricoltori Italiani)”.