Të rinjtë e Qëndrës së Rinisë Rurale në data 11-14 tetor 2023 morën pjesë në trajnimin mbi Advokacinë, i cili u zhvillua në kuadër të projektit Rural Albanian Youth (Rural-You). Trajnimi kishte për qëllim të: përforcojë kapacitetet e advokimit dhe përfaqësimit të interesave të anëtarëve të Qendrës së Rinisë Rurale në nivel lokal, kombëtar dhe të BE-së.
Pjesmarrësit që ishin pjesë e trajnimit fillimisht ishin pjesë e eventit më të madh rural të organizuar në vend për të rinjtë Ruralë, Asambleja e Parë Kombëtare e të rinjve. Asambleja “E tashmja dhe e ardhmja e të rinjve në zonat rurale” zhvilluar në datë 11 tetor 2023 ishte pjesë e Parlamentit të Tretë Rural Shqiptar, organizuar nga Rrjeti Shqitar për Zhvilimin Rural (ANRD) në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT).
Bartolini, eksperti dhe njëkohësisht zv. President i Cia – Agricoltori Italiani, i një nga orgnizatave më me ndikim në Itali dhe tërë Europën në ldhje me politikat që lidhen me mirëqenjen e fermerëve të rinj, solli gjithashtu shembuj të Praktikave më të mira të Advokimit Rural në Bashkimin Evropian. Ai e fokusoi trajnimin në tema si çfarë është advokacia, proceset e zhvillimit së politikave rurale, analizën e politikave publike, strategjitë efektive të advokimit dhe komunikimin
Trajnimi vijoi me një krahasim të realitetit rural shqiptar, ku politikat rurale janë shpeshherë të pa prekshmë për komunitetin dhe sa të rinjtë janë të aftë të advokojnë.
Falë kontributin të 17 pjesmarrësve në trajnim ju kushtua vëmendje realizimit të Deklaratës së Parë të RYH për tu prezantuar në seancën përmbyllëse të Parlamentit të Tretë Rural. Në ditën e fundit të Trajnimit të rinjtë hartuan planin e Advokacisë për Qëndrë e Rinisë Rurale (RYH) dhe me zhvilluan planin për zgjerimin e anëtarësisë së RYH.
#RuralYothHub #RuralYou #Përkomuniteteruraledinamike
ℹ️ Projekti Rural-You është financuar nga Bashkmi Evropian në Shqipëri dhe implementuar nga Volontari nel Mondo RTM në bashkëpunim me Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD, ADAD Malore, AgroPuka, Fondacioni Partneritet për Zhvillim dhe Associazione Giovani Imprenditori Agricoli (Cia – Agricoltori Italiani)