Workshopet rajonale pasuan aktivitetin lançues të Parlamentit Rural, i cili u mbajt më 14 Prill 2017, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ato synuan të konsultojnë me aktorët vendorë platformën e sfidave të zhvillimit rural dhe ndër të tjera të identifikojnë dallimet dhe specifikat rajonale të zhvillimit rural. Workshopet çuan drejt “një kaskade idesh” që vërtet ndërtohet mbi shqetësimet dhe shpresat e njerëzve rural.
Në total janë organizuar gjashtë workshope rajonale, duke mbuluar gjithë territorin e vendit dhe sjellë së bashku rreth 220 pjesëmarrës.
Çështje të rëndësishme të zhvillimit rural që kërkojnë vëmendjen e vendimmarrësve dhe politikëbërësve u identifikuan, të cilat konfirmuan dhe njëherë:
- Tokë bujqësore e fragmentizuar; tokë e papërdorur dhe joproduktive, dhe të drejtat e pronësisë;
- Akses i limituar i fermerëve dhe rezidentëve ruralë për kredi dhe shërbime financiare;
- Nivel i ulët bashkëpunimi ndërmjet subjekteve, organizatave dhe institucioneve;
- Iniciativave të llojit Leader/LAG të paqëndrueshme të ndërmarra në kuadër të projekteve të ndryshme. Një ndër pikat më të dobëta të këtyre strukturave partneriteti ka qenë mungesa e besimit mes aktorëve vendor;
- Nivel i ulët angazhimi/interesi i të rinjve në bujqësi;
- Infrastrukturë dhe shërbime publike të dobëta dhe të pakta;
- Mungesë facilitetesh të përshtatshme për agro-përpunim (magazina, teknologji e rinovueshme, kapacitete procesuese, paketim, logjistikë dhe shpejtësi në transport); Mungesa e organizimit ndërmjet aktorëve në zinxhirët e vlerës ushqimore dhe shkëmbimi i informacionit mes tyre; çmim i ulët i produkteve bujqësore; treg i paidentifikuar.
- Pavarësisht modeleve pozitive zhvillimore në bujqësi arritur në sajë të lidershipit të fermerëve, institucionet duhet të marrin një rol më të fuqishëm;
- Bashkitë duhet të pajisen me aftësitë, njohuritë dhe të kuptuarin e qasjes Leader;
- Bashkitë kanë nevojë për burime të duhura për të përmbushur funksionet dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me zhvillimin rural;
- Zhvillimi rural duhet të orientohet drejt zhvillimit me bazë territorin i cili është i integruar, përfshin partneritete ndërsektoriale si dhe shumë aktorëshe. Interesi ndaj implementimit të qasjes Leader duhet të rritet paralelisht me dispozitat për mbështetje për krijimin e partneriteteve ndërmjet sektorëve për prezantimin e Leader/CLLD.
Për të lexuar gjetjet e plota, ju lutem klikoni këtu.