+355 (04) 2400241 [email protected]

16473460_1856226947991055_7484568612392768093_n

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, si organizata implementuese e projektit ALTER në Shqipëri organizoi një seri takimesh konsultuese me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm të zhvillimit rural në Shqipëri.

Fokusi i këtyre takimive ishin çështjet më problematike dhe sfidat e zhvillimit rural në Shqipëri, dhe modele të diskutimit me vendim-marrësit. Pjesëmarrësit në këto tryeza konsultimi ishin përfaqësues të organizatave të komunitetit lokal, prodhues të vegjël, shoqata fermerësh, si dhe përfaqësues të institucioneve publike të tilla si autoritetet lokale etj.

U identifikuan një sërë sfidash dhe pengesash që ndikojnë negativisht zhvillimin rural në Shqipëri, për të cilat kërkohen përpjekje për advokaci dhe lobim. Disa nga këto çështje përfshinë:

  • Mungesa e një kuptimi të përbashkët për zhvillimin rural si një qasje ndër-sektoriale dhe shumë aktorëshe (bujqësia dhe zhvillimi rural duhet të përfshijë të gjitha institucionet në të gjitha nivelet, nga ato qendrore në ato në nivel rajonal dhe lokal dhe që operojnë në sektorë të ndryshëm);
  • Sfidat që burojnë nga reforma administrative-territoriale (mungesa e kapaciteteve për të adresuar nevojat dhe problemet që komunitetet rurale manifestojnë, qeverisje lokale e pakonsoliduar, barriera institucionale, deficiti i demokracisë, etj.);
  • Çështjet e pronësisë së tokës (fragmentarizimi i tokës; toka bujqësore e pashfrytëzuar, të drejtat e pronësisë);
  • Nivel i ulët bashkëpunimi ndërmjet aktorëve; bashkëpunime të paqëndrueshme të krijuara në kuadër të iniciativave të ndryshme zhvillimore;
  • Situata e pafavorizuar e grave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale (status i ulët socio – ekonomik, mungesa e mundësive, nivele të larta të papunësisë, etj.);

Rezultat final i këtij procesi konsultues do të jetë zhvillimi i një Plani Kombëtar Advokacie, i cili do të përmbajë rekomandime dhe këshilla të besueshme mbi modelet dhe mjetet e bashkëpunimit direkt, advokacisë dhe dialogut me strukturat qeveritare.