Më 28 qershor 2022 në ambientet e Fermës BONUM u mblodh Asambleja e përvitshme e ANRD për të vlerësuar punën dhe diskutuar progresin përgjatë vitit 2021 dhe diskutuar mundësitë dhe sfidat për 2022. Tridhjetë organizatat anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin diskutuan dhe miratuan Rezolutën Rilindja e komuniteteve rurale përmes jetësimit të qasjes LEADER në Shqipëri: Akademia e zhvillimit të integruar vendor “LEADER” – domosdoshmëri për të garantuar suksesin e zbatimit të zhvillimit vendor të udhëhequr nga komuniteti.
Per te lexuar rezoluten e plote :Rezoluta-_-zbatimi-i-qasjes-Leader