Shoqata për Integrimin Gjinor (FGIA) është një organizatë jo-fitimprurëse e regjistruar më 23 nëntor 2003 dhe me zyrat qendrore në Dajt, Zall Bastar. Shoqata është një organizatë me anëtarësi që bashkon më shumë se 310 prodhues, këshillues dhe të interesuar të tjerë nga zona rurale, të cilët paguajnë tarifën e pranimit dhe kontributin vjetor të anëtarësisë. FGIA ka një ekip multidisiplinar, duke përfshirë juristë, mjekë, agronomë, ekspertë blegtorë, sociologë, ekonomistë dhe të tjerë, me përvojë dhe ekspertizë të gjerë menaxheriale. Edhe pse zyra kryesore e FGIA-s ndodhet në Zall Bastar, degët dhe rrjeti i anëtarëve të saj janë operacionalë në zona të tjera të vendit.
Duke marrë parasysh përvojën e saj në punën me vajza dhe djem nga zonat rurale, si dhe ekspertizën në adresimin e problemeve të varfërisë, diskriminimit, barazisë gjinore, dhunës në familje, dhe pjesëmarrjes së vajzave në proceset vendimmarrëse, FGIA synon të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Për të arritur këto qëllime, FGIA bashkëpunon me organizatat të tjera dhe merr pjesë në rrjetet e ndryshme për të forcuar ndikimin e punës së saj.
FGIA synon të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit, reduktimin e varfërisë dhe parandalimin e papunësisë për të parandaluar emigrimin nga komuniteti dhe për të përmirësuar statusin e grave dhe familjeve në komunitete. Ajo mbështet zhvillimin e bujqësisë, bimëve mjekësore, blegtorisë, dhe bletarisë. FGIA ka zbatuar një numët të konsiderueshëm të projekteve të financuara nga donatorë të ndryshëm duke përfshirë UNDP, Ambasadat e Australisë, Sllovakisë, Norvegjisë dhe Gjermanisë, USAID, Bashkëpunimi Zviceran, FAO, ADA dhe të tjerë.