Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) nis Akademinë Nga Ferma në Tryezë dhe Trajnimin e Parë Rajonal të Trajnerëve mbi Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Zhvillimin Rural në Tiranë, Shqipëri.
Ceremonia e hapjes e Akademisë nga Ferma në Tryezë, mbajtur në 13 shkurt 2024 shënon një moment të rëndësishëm për projektin pasi për herë të parë krijohet “Akademia nga ferma në Tryezë” . Akademia luan një rol kyç në mbështetjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme të OShC-ve dhe rrjeteve të OSHC-ve. Katër Trajnime rajonale për trajnerët (ToTs) mbi Bujqësinë e qëndrueshme dhe Zhvillimin Rural, janë planifikuar të organizohen në kuadër të Akademisë nga Ferma në Tryezë. Si rezultat, 19 pjesëmarrës nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Tiranë, Shqipëri nga 14-16 shkurt 2024 për ToT-in e parë rajonale.
Kjo akademi vjen në jetë si rezultat i kornizës Strategjike dhe si rezultat i katër ekspertëve nga bota akademia, të cilët zhvilluan një paketë të integruara mbi bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin rural bazuar në 4 module që lidhen me Strategjinë Nga Ferma në Tryezë: Agroekologjia, Hortikultura e Qëndrueshme, Bujqësia Organike dhe Ekonomia Qarkulluese. ToT është një kombinim i njohurive nga akademia, shembuj nga jeta reale, prezantimi i videove dhe diskutimi.
Secili prej moduleve ka specifikën e tij për t’i bërë pjesëmarrësit të zhvillojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre. Bashkimi i katër moduleve në një Trajnim ofron një qasje të integruar, i bën pjesëmarrësit më të aftë dhe u jep atyre një tjetër perspektivë se si të katër modulet mund të përsëriten në nivel kombëtar me OSHC-të e interesuara.
“Çdo gjë që bëjmë, e bëjmë për të siguruar mundësitë që kishin brezat para nesh, por mbi të gjitha për ti dhënë të njëjtat mundësi brezave që vijnë pas nesh” – tha Aleksandra Velimanovic nga Shoqata e qytetarëve “NIMBUS”, Loznicë, Serbi.
“Si pjesëmarrësit e parë të këtij ToT të Parë rajonale, jemi më të angazhuar për të përcjellë informacionin e fituar në nivel kombëtar dhe për tu bërë model për trajnimet e ardhshme” – tha Vesna Gjukić nga Shoqata e Prodhuesve të Ullirit, Boka, Mali i Zi.
Në përfundim të këtij trajnimi rajonal, pjesëmarrësit morën certifikata për përfundimin e trajnimit treditor.
ToT e parë rajonale për Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Zhvillimin Rural zbatohet në kuadër të projektit rajonal “Akademia nga ferma në tryezë për Ballkanin e Gjelbër Perëndimor – E ardhmja jonë e përbashkët evropiane” financuar nga BE dhe zbatuar nga konsorciumi i rrjeteve të zhvillimit rural në 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroacia dhe nga platforma e Rrjetit Ballkanik për Zhvillim Rural (BRDN).