+355 (04) 2400241 [email protected]

Ministria e Financave ka publikuar së fundmi projekt buxhetin për vitin 2025, me një total prej 822.7 miliardë lekë. Sipas këtij buxheti, sektorët prioritarë janë Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale (80.7 miliardë lekë), Infrastruktura dhe Energjia (74 miliardë lekë), si dhe Arsimi dhe Sporti (62 miliardë lekë). Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural renditet e shtata për nga fondi i alokuar, me rreth 14.6 miliardë lekë.1 Në krahasim me buxhetin e vitit 2024, ky fond shënon një rritje vetëm 4%. Kjo është një rritje minimale duke marrë parasysh që bujqësia promovohet si një sektor prioritar për zhvillimin e vendit. Në fjalë, bujqësia mbetet prioritet kombëtar, në vepra, një sektor që vazhdon të mbetet i nënvlerësuar.

Lexoni dokumentin për të zbuluar më shumë rreth fondeve të vëna në dispozicion për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe situatës në të cilën gjendet ky sektor: Policy brief_Bujqesia 2025_