Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural ndjek me shqetësim dhe dhimbje të thellë situatën e rëndë të zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit. Humbja e jetëve, dëmtimi i pronave, shkatërrimi i pyjeve, kullotave dhe biodiversitetit janë fatkeqësi e madhe që prek drejtpërdrejt banorët dhe komunitetet e këtyre zonave, dhe të gjithë ne. ANRD dhe organizatat anëtare shprehin solidaritetin e plotë me familjet dhe komunitetet e prekura këtë moment të vështirë. Lexoni deklaratën e plotë Deklarate_situata e zjarreve ne Shqiperi_ANRD .