Manuali mbi Agroekologjinë – Situata aktuale e agroekologjisë në arsimin profesional në vendet e projektit SEEDs ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale të arsimit agroekologjik Itali, Francë, Greqi, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Prezantimi i përgjithshëm mbi situatën do të orientojë fazat e ardhshme të projektit, të cilat përfshijnë përgatitjen e një Plani Veprimi për hartimin me pjesëmarrje të një kurrikule mësimore mbi agroekologjinë për ofruesit e arsimit dhe formimit profesional (AFP), si dhe krijimin e materialeve trajnuese për t’i mbështetur ata në përgatitjen e kurrikulave të personalizuara dhe pjesëmarrëse mbi agroekologjinë.
Manuali fillon me një hyrje mbi agroekologjinë në secilin vend të projektit SEED. Më pas, paraqet një përmbledhje të sistemit të AFP-së në secilin vend, e ndjekur nga një analizë nëse dhe si agroekologjia është integruar në kurrikulat kombëtare të AFP-së. Gjithashtu, manuali theksohen sfidat kryesore dhe mundësitë për të avancuar edukimin mbi agroekologjinë në secilin vend.
Bazuar në këto analiza në nivelin kombëtar, është kryer dhe një krahasim midis vendeve evropiane dhe atyre të Ballkanit Perëndimor për të identifikuar ngjashmëritë, dallimet dhe sinergjitë e mundshme.
Lexoni manualin e plotë në Shqip dhe Anglisht
*** Projekti koordinohet nga CESIE (Itali) dhe përfshin partnerët zbatues si më poshtë: Eurotraining Educational Organization (Greqi), Syncnify (Francë), Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (Shqipëri), Kolegji Universum (Kosovë), Srednja strukovna škola Silvija Strahimira Kranjčevića Livno (BiH) dhe Sarajevo Meeting of Cultures – SMOC (BiH).