Udhëzuesi mbi hartimin me pjesëmarrje të kurrikulave agroekologjike shërben si një manual praktik për bashkë-krijimin e kurrikulave agroekologjike brenda institucioneve të AFP-së në vendet partnere të projektit SEEDS. Udhëzuesi është konceptuar për të mbështetur integrimin e parimeve të agroekologjisë, të lidhura me konceptet e qëndrueshmërisë, barazisë dhe bashkë-krijimit të dijes, në sistemet formale dhe joformale të AFP-së në vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Qëllimi përfundimtar është forcimi i kapaciteteve të qendrave të AFP-së, mësuesve dhe nxënësve për t’iu përgjigjur nevojës gjithnjë në rritje për aftësi të gjelbra në kontekstin e tranzicionit të gjelbër, sistemeve të qëndrueshme ushqimore dhe rivitalizimit të zonave rurale.
Ky udhëzues është mbështetur në një analizë të detajuar të zhvilluar përmes vlerësimit të kontekstit kombëtar në secilin prej vendeve partnere dhe Manualit mbi Agroekologjinë: Situata e agroekologjisë në arsimin profesional në vendet e projektit SEEDs. Këto përpjekje kanë shërbyer për të identifikuar dobësitë në aftësitë e sistemit të AFP-së për të integruar parimet agroekologjike, kufizimet institucionale si dhe praktikat e mira në Francë, Itali, Greqi, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Tashmë, ky udhëzues i përkthen këto njohuri në një mjet të strukturuar, por lehtësisht të përshtatshëm, që mund të drejtojë punën për hartimn e kurrikulave në kontekste të ndryshme: rurale dhe urbane, në vendet e BE-së dhe jashtë saj, si edhe tek ofruesit e arsimit formal dhe joformal.
Lexoni udhëzuesin në Shqip dhe Anglisht.