MADA funksionon si një agjenci e specializuar për nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat rurale malore të Shqipërisë (rrethet me mbi 50% të sipërfaqes së tyre të klasifikuar si zonë malore).
MISIONI
Misioni i Agjencisë është të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve në zonat malore rurale në linjë me vizionin për zhvillimin e zonave malore, inkurajimi i zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm, mbështetja e aktiviteteve zhvilluese me baze pjesëmarrje, targetimi me prioritet duke i dhënë mbështetje konkrete për zhvillimin e sektorit të bujqësisë me një avantazh konkurrues në treg.
Mbështetja e ofruar nga MADA:
- Testimi, demonstrimi dhe përhapja e teknologjive të përparuara në prodhimin, përpunimin dhe marketimin e produkteve bujqësore;
- Ngritja e kapaciteteve profesionale për prodhuesit dhe përpunuesit e sektorit bujqësor;
- Përmirësimi i zinxhirëve të vlerës së produkteve agro-ushqimore;
- Zhvillimi i turizmit rural malor;
- Mbështetje për organizimin e komunitetit rural dhe angazhimit në proceset e zhvillimit lokal;
- Mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve tjera ekonomike rurale;
- Mbështetje për forcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal;
- Ndërtimi dhe forcimi i zhvillimit të forumeve të zonave malore;
- Përmirësimi i infrastrukturës së vogël ekonomike në zonat rurale malore;
- Mbështetje për partneritetet privat-privat dhe publik-privat për rritjen e investimeve në zonat malore në rritje;
- Identifikimi dhe përhapja e praktikave më të mira dhe menaxhimin e shëndetit të kafshëve;