+355 (04) 2400241 [email protected]

ARP logoParlamenti i Parë Rural Shqiptar përfaqëson një platformë advokuese, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzim dedikuar zhvillimit rural. Parlamenti do të mbahet më 28-30 shtator 2017, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), Institut, Tiranë.
Eventi – një përpjekje e përbashkët e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural i përbërë nga njëzet e dy organizata lokale të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës – do të mirëpresë rreth 300 pjesëmarrës. Ai do të sjellë së bashku një rang të gjerë aktorësh rural me qëllim përshpejtimin e axhendës së zhvillimit rural në Shqipëri përmes një qasje nga ‘poshtë-lart’, gjithëpërfshirëse dhe ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit e Parlamentit do të ftohen nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), dhe do të jenë përfaqësues të 61 Bashkive të vendit: autoriteteve publike lokale, sektorit privat, organizata lokale të shoqërisë civile, organizatat anëtare ANRD, institucione kërkimore, sipërmarrës rural, si dhe grupe formale dhe informale të komuniteteve lokale mbarë vendit, etj.

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Parlamenti I-rë Rural Shqiptar, më 28-30 shtator 2017, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës:

Ftesa

Programi

Regjistrimi

 

Me mbështetjen e:

ARP supporters_final