Gratë dhe vajzat e zonave rurale të Shqipërisë, janë forca që mban gjallë komunitet rurale, duke kontribuar në të gjitha hallkat e zinxhirëve të vlerës në sektorin bujqësor dhe sjellë përfitime për ekonominë lokale. Megjithatë, kontributi i tyre shpesh mbetet i padukshëm, i nënvlerësuar dhe pa mbështetjen e duhur. Edhe pse janë shtylla e bujqësisë dhe zhvillimit rural, ato zotërojnë vetëm 11% të tokës bujqësore në Shqipëri. Në shumë raste janë bashkëpronare brenda familjes, por emrat e tyre mungojnë në certifikatat e pronësisë. Kjo iu mohon të drejtat, kufizon aksesin në shërbime dhe mbështetje financiare, si dhe fuqizimin si aktorë të mirëfilltë ekonomikë.
Në vijim të traditës sonë të përvitshme, Edicioni i shtatë i Pro Grave Rurale 2025 mblodhi afro 80 gra dhe vajza nga komunitetet rurale të vendit. Ky edicion u fokusua mbi të drejtën pronësore të tokës bujqësore të grave të zonave rurale, me synimin e rritjes së ndërgjegjësimit të grave mbi të drejtat e tyre ligjore dhe advokuar për ndryshime strukturore që garantojnë barazi në pronësinë e tokës dhe burime prodhuese.
Në vijim të këtij momenti të rëndësishëm po ndajmë DEKLARATËN E GRAVE DHE VAJZAVE NGA KOMUNITETET RURALE një dokument i vlefshëm që përmbledhshqetësimet dhe aspiratat e grave dhe vajzave pjesëmarrëse të edicionit të shtatë të Pro Grave Rurale. Le të shërbejë kjo deklaratë si një thirrje për t’u zgjuruar dhe bashkëpunuar në avancimin etë drejtave të grave rurale në Shqipëri.
Ju ftojmë të lexoni Deklaratën dhe të reflektoni se si ju, së bashku me të tjerë aktorë të përfshirë, mund të përdorni rekomandimet e saj për të sjellë ndryshime konkrete për mirëqenien e grave dhe vajzave në zonat rurale.