
Evelina është profesioniste me përvojë të spikatur në zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe rajonal, me mbi 20 vite eksperiencë në programim dhe menaxhim. Aktualisht, Evelina është Koordinatore Kombëtare e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, ku udhëheq nisma zhvillimore duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve, rrjetëzimin dhe advokacinë me synim përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve rurale në Shqipëri. E diplomuar në Shkencat Sociale dhe me master në Administrim nga Andrews University (SHBA), Evelina është gjithashtu menaxhere projektesh e certifikuar me kualifikimin ndërkombëtar PRINCE2 Practitioner.
Evelina është e angazhuar në nisma të advokacisë të bazuara në evidencë dhe me qasje nga poshtë-lart, që synojnë të avancojnë prioritetet e komuniteteve vendore. Që nga viti 2017 ajo është Koordinatore e platformës së parë kombëtare e advokacisë me qasje pjesëmarrëse të njohur si Parlamenti Rural Shqiptar. Gjithashtu, Evelina ka iniciuar aktivitetin vjetor “Pro Grave Rurale” dhe krijimin e Rural Youth Hub, duke konsoliduar punën tematike të ANRD-së me gratë dhe të rinjtë në zonat rurale.
Evelina është një advokuese e pasionuar për zhvillimin lokal të qëndrueshëm dhe të integruar. Në rolin e saj si Koordinatore e ANRD-së, ajo kontribuon në diskutimet e politikave për promovimin e Zhvillimit Lokal të Udhëhequr nga Komuniteti (CLLD)/LEADER, fuqizimin e grave në zonat rurale, bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin rural.