ANRD ka kënaqësinë të njoftojë pjesëmarrjen e saj në një projekt të ri, BEYOND, një iniciativë 24-mujore e financuar nga Erasmus+, që synon forcimin e arsimit dhe formimit profesional në Ballkanin Perëndimor përmes përvojave inovative të të nxënit në punë dhe vullnetarizmit.
Projekti drejtohet nga partneri yne në Francë dhe zbatohet në disa shtete të Ballkanit Perwndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal dhe partneritetet ndërkufitare. Ai promovon vullnetarizmin si një rrugë drejt zhvillimit të aftësive dhe integrimit në tregun e punës.
Partnerët:
- Collectif pour un service civique europeen (France)
- Institut français de bosnie-herzégovine (Bosnia & Herzegovina)
- Udruzenje obrazovanje gradi bosnu i hercegovinu (Bosnia & Herzegovina)
- Udruzenje za digitalizaciju i informatizaciju kult (Bosnia & Herzegovina)
- Czar educational training center
- Institut français du montenegro (Montenegro)
- 8 kulturni front (Serbia)
Objektivat kryesore:
- Përfshirja e 85 të rinjve (50% nga grupe të pafavorizuara) në aktivitete AFP
- Trajnimi i 80 pjesëmarrësve në aftësi të gjelbra, digjitale dhe të turizmit
- Forcimi i partneriteteve me sektorin privat dhe aktorët rajonalë
- Promovimi i edukimit kulturor dhe digjital përmes mjeteve inovative
- Përmirësimi i përputhjes së aftësive me tregun e punës
Përmes mobilitetit ndërkombëtar, përvojës praktike dhe mjeteve digjitale, projekti synon të rrisë punësueshmërinë e të rinjve, veçanërisht në sektorët e kulturës, trashëgimisë dhe turizmit.
