Komunitetet rurale të Evropës kanë folur me një zë të vetëm: ne mbajmë çelësat e zgjidhjeve që i duhen Evropës.
Më 23 tetor 2025, në përmbyllje të Parlamentit të 6-të Rural Evropian (ERP) në Inverurie, mbi 400 delegatë që përfaqësonin organizata rurale nga e gjithë Evropa miratuan Deklaratën e Inverurie 2025 një vizion i qartë për të ardhmen dhe një thirrje për partneritet të vërtetë. Deklarata thekson se zhvillimi i qëndrueshëm dhe demokracia e Evropës varen nga komunitete rurale të forta dhe aktive, si dhe nga nisma të udhëhequra nga vetë komuniteti.
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural në rolin e partnerit kombëtar të Parlamentit Rural Evropian, si dhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kontribuuan në mënyrë aktive si pjesë e këtij eventi, duke marrë pjesë në procesin e hartimit dhe miratimit të Deklaratës.
Lexoni Deklaratën e plotë këtu: