THIRRJE PËR APLIKIME
Programi i Mbështetjes dhe Fuqizimit Ekonomik të Grave të angazhuara në Sektorin e Kultivimit, Mbledhjes dhe Përpunimit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike në Malësinë e Madhe
Projekti “Mbështetje për fuqizimin e grave përmes prodhimit të qëndrueshëm të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike
në Malësinë e Madhe”, i mbështetur nga UN Women Albania
dhe i zbatuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe VIS Albania
Ftesë për shprehje interesi
Kjo Ftesë për Shprehje Interesi për Pjesëmarrje publikohet në kuadër të identifikimit dhe përzgjedhjes së përfituesve të projektit “Mbështetje për fuqizimin e grave përmes prodhimit të qëndrueshëm të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike në Malësinë e Madhe”, i financuar nga UN Women dhe zbatuar nga ANRD dhe VIS Albania (CFP No. 10/2025).
Projekti synon të mbështesë fuqizimin e grave në zinxhirët e vlerës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike në Malësinë e Madhe, duke adresuar barrierat strukturore të pjesëmarrjes së tyre ekonomike përmes përmirësimit të aksesit në burime prodhuese dhe forcimit të rolit të tyre në vendimmarrje dhe angazhimin në treg. Programi i mbështetjes përfshin një paketë gjithëpërfshirëse shërbimesh: ekspertizë teknike, mentorim dhe këshillim, trajnime mbi Praktikat e Mira Bujqësore (GAP), mbështetje për certifikim organik, si dhe lehtësim të përfaqësimit të grave në grupe prodhuesish dhe shoqata.
Ndikimi i pritshëm nga kjo mbështetje lidhet me rolin e fuqizuar të grave në sektorin e BMA-ve, përmirësimin e të ardhurave nga ky aktivitet, si dhe kontributin e tyre në zhvillimin rural gjithëpërfshirës. Grupi i synuar i skemës së mbështetjes janë minimumi 50 gra lokale të angazhuara në këtë sektor të cilat do të përmirësojnë aftësitë për akses në treg, krijojnë lidhje me tregun, rrisin njohuritë mbi praktikat e mira bujqësore në këtë sektor, si dhe do të mbështeten për kultivimin e bimëve me vlerë të lartë.
Shënim:
Programi i Mbështetjes dhe Fuqizimit Ekonomik të Grave të angazhuara në Sektorin e Kultivimit, Mbledhjes dhe Përpunimit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike në Malësinë e Madhe mundësohet nga projekti “Fuqizimi i grave për zhvillimin rural në Shqipërinë e Veriut”, i financuar nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar përmes Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillimin në Tiranë (AICS Tirana) dhe i zbatuar nga UN Women, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.
I. Shprehje interesi
Kjo Ftesë për Shprehje Interesi për Pjesëmarrje publikohet në kuadër të identifikimit dhe përzgjedhjes së përfituesve të projektit “Mbështetje për fuqizimin e grave përmes prodhimit të qëndrueshëm të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike në Malësinë e Madhe”, i financuar nga UN Women dhe zbatuar nga ANRD dhe VIS Albania (CFP No. 10/2025).
Për të shprehur interesin tuaj, jeni të lutur të aplikoni duke duke plotësuar Formularin e Aplikimit sipas shtojcave 1 dhe 2, bashkëlidhur thirrjes.
Shprehja e interesit (Fomulari i Aplikimit dhe shtojcat) mund të:
• Dorëzohen në adresën: Zyra Lokale e VIS Albania Koplik Qendër, përballë Gjimnazit “Sherif Hoxha”, Koplik – Malësi e Madhe
• Ose të dërgohen në mënyrë elektronike në adresën e e-mailit: [email protected]
Afati i dorëzimit të Shprehjes së Interesit është data: 8 maj 2026
II. Kriteret për të aplikuar në skemën e mbështetjes
• Aplikantja duhet të jetë banore rezidente në Malësinë e Madhe në Njësitë Administrative respektive: Qendër, Kastrat, Shkrel, dhe Gruemirë.
• Të jetë në grup moshën 20-60 vjeç;
• Të kenë eksperiencë të paktën tre vjeçare në kultivimin, mbledhjen ose përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike.
Ky konfirmim do të sigurohet nga Administratori/ja e Njësisë përkatëse administrative.
• Aplikantja duhet të konfirmojë se do të vazhdojë të angazhohet në sektor, për një periudhë të paktën 5-vjeçare.
Ky konfirmim të jetë në formën e një deklarate të firmosur sipas shtojcës 2.
• Të konfirmojë në mënyrë deklarative sipërfaqen e tokës të kultivuar ose në plan për ta kultivuar me bimët mjekësore dhe aromatike për të cilat projekti do të ofrojnë mbështetje; sipas shtojcës 2.
• Të konfirmojë gadishmërinë për pjesëmarrje në aktivitetet mbështetëse të projektit sipas shtojcës 2.
• Të jetë dakord të kultivojë të paktën një nga speciet e bimëve të rekomanduara nga projekti sipas shtojcës 2.
• Të konfirmojë gadishmërinë për të bashkëpunuar në grup dhe të aplikojë marrëveshje kontraktuale me aktorët e industrisë sipas shtojcës 2.
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm rreth aplikimit mund të dërgoni një email deri më
24 Prill 2026 në adresën e e-mailit: [email protected]
III. Procesi i Vlerësimit dhe Kriteret e përzgjedhjes
Të gjitha aplikimet do të pikëzohen përkundrejt kritereve të përcaktuara të thirrjes:
• Karakteristikat sociale-ekonomike të aplikantes (10 pikë);
• Potenciali për të krijuar përmirësim të të ardhurave dhe fuqizim ekonomik të aplikantes (15 pikë)
• Eksperienca në kultivim, mbledhje dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (10 pikë)
• Sipërfaqja e tokës e kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike si dhe sipërfaqja e tokës potencial për t’u kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike në të ardhmen si pjesë e mbështetjes së projektit (15 pikë)
• Karakteristikat e tokës së vënë në dispozicion dhe llojet e bimëve mjekësore dhe aromatike të përshtatshme (15 pikë) – përfitohen nga vlerësimi i agronomit.
• Gadishmëria për të marrë pjesë në aktivitetet e projektit (kapacitetet teknike, gjurmushmëria dhe standardet, marketimi – 10 pikë)
• Pjesëmarrja në grupe prodhuese ose shoqata të fuqizimit të grave (10 pikë)
• Aktivitet sekondar të vlefshëm për të rritur vlerën e shtuar të mbështetjes nga projekti (15 pikë)
Aplikimet do të vlerësohen nga ekipi zbatues i projektit në bashkëpunim me përfaqësuesit e bashkisë Malësi e Madhe, të asistuar nga përfaqësues të sektorit dhe ekspertizë agronomike.
Kandidatet e përzgjedhura do të ftohen për të plotësuar aplikimin me dokumentacion, elementë të planifikimit të ndërhyrjes dhe mbështetjes së projektit sidomos ato teknikë dhe element të marketimit dhe gjurmueshmërisë.
Projekti do të zbatohet brenda një periudhe prej 15 muajsh.