THIRRJE PER PJESËMARRËS NË
Trajnim Kombëtar “Edukimi Agroekologjik në Arsimin dhe Formimin Profesional”
për Mësuesit në Arsimimin dhe Formimin Profesional
Trajnim zhvillohet në kuadër të projektit SEEDS – Sowing Agroecological Education in the VET Sector (bashkëfinancuar nga BE, në kuadër të programit ERASMUS-EDU-2024-CB-VET), i cili ka zhvilluar një program të strukturuar të ndërtimit të kapaciteteve për agroekologjinë në sektorin e AFP-së.
Qëllimi i projektit është të fuqizojë mësuesit e AFP-së që të bëhen aktorë kyç të tranzicionit agroekologjik, duke integruar njohuritë dhe qasjet inovative në procesin mësimor dhe duke bashkë-krijuar kurrikula pjesëmarrëse në bashkëpunim me komunitetet lokale. Përmes këtij procesi, projekti synon të pajisë nxënësit me aftësi të gjelbra dhe të rrisë mundësitë e tyre për punësim në sektorin e gjelbër dhe të qëndrueshëm.
Trajnimi kombëtar synon:
- Të ndërtojë kapacitetet e mësuesve të AFP-së për të mësuar agroekologjinë në mënyrë të strukturuar dhe të aplikueshme
- Të forcojë rolin e tyre si multiplikatorë të dijes tek nxënësit e AFP-së
- Të integrojë qasje pjesëmarrëse dhe të angazhimit komunitar në procesin mësimor
- Të bashkë-krijojë një draft kurrikule mbi agroekologjinë të përshtatur për kontekstin shqiptar
Struktura e trajnimit
Programi është i ndërtuar mbi modelin e Programit të Ndërtimit të Kapaciteteve të projektit SEEDS dhe përfshin:
- 10 orë trajnim teorik
- 5 orë punë individuale
- 10 orë vizita studimore në ferma që aplikojnë parimet agroekologjike
(2 vizita praktike për të lidhur teorinë me realitetin në terren)
Aktivitetet do të zhvillohen gjatë muajit Maj 2026
Kush mund të aplikojë?
Kjo thirrje është e dedikuar për: Mësues dhe trajnues të angazhuar në Arsimin dhe Formimin Profesional, të cilët:
- Janë të angazhuar në fusha të lidhura me bujqësinë, mjedisin, zhvillimin rural ose sektorë të ngjashëm
- Kanë interes për të integruar qasje inovative në mësimdhënie
- Janë të motivuar për të kontribuar në zhvillimin e kurrikulave të reja
Përzgjedhja do të bazohet kryesisht në:
- Relevancën e profilit profesional
- Motivimin për të marrë pjesë
- Potencialin për të transferuar njohuritë tek nxënësit dhe komuniteti
Çfarë përfitoni?
- Njohuri të strukturuara mbi agroekologjinë dhe aplikimin e saj në AFP
- Aftësi për të përdorur metoda pjesëmarrëse dhe komunitare në mësimdhënie
- Eksperiencë praktike përmes vizitave në ferma
- Përfshirje direkte në zhvillimin e një kurrikule agroekologjike
- Rrjetëzim me profesionistë dhe aktorë të sektorit
Informacion praktik
- Periudha: Maj 2026
- Kohëzgjatja totale: 25 orë
- Numri i pjesëmarrësve: minimum 6
Aplikimi
Të interesuarit ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit deri më 30 prill 2026 :