Shqipëria rurale në rrugën drejt BE-së përmes partneriteteve, reformave dhe zhvillimit koheziv territorial
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural publikon Deklaratën e Përbashkët të Parlamentit IV Rural Shqiptar, dokumentin përmbyllës të procesit të dialogut dhe bashkëkrijimit të zhvilluar gjatë Parlamentit IV Rural Shqiptar, i mbajtur më 25-27 mars 2026 në bashkitë Mirditë dhe Lezhë.
Deklarata përfaqëson zërin kolektiv të rreth 300 pjesëmarrësve – fermerë dhe prodhues, organizata të shoqërisë civile, Grupe Vendore të Veprimit, autoritete vendore, institucione publike, akademia, biznese dhe partnerë zhvillimore – të cilët u bënë bashkë dhe kontribuan në identifikimin e prioriteteve kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm rural të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Dokumenti bazohet në diskutimet dhe rekomandimet e shtatë diskutimeve tematike, të fokusuara në zhvillimin rural gjithëpërfshirës përmes qasjes LEADER/CLLD, bujqësinë e qëndrueshme dhe tranzicionin e gjelbër, fuqizimin e grave rurale, njohuritë, inovacionin dhe digjitalizimin, ekonominë rurale dhe zinxhirët e shkurtër të vlerës, bujqësinë familjare dhe trashëgiminë e transhumancës.
Përmes mesazheve kryesore, rekomandimeve strategjike dhe 10 Prioriteteve Kombëtare për Veprim (2026-2030), Deklarata synon të kontribuojë në dialogun politik, formulimin e politikave publike dhe zbatimin e reformave për një Shqipëri rurale më konkurruese, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Shkarkoni këtu Deklaratën në shqip dhe Deklaratën në anglisht.