CultiVETing – Forcimi i lidhjeve ndërmjet arsimit profesional dhe sektorit agro-ushqimor, çelësi për aftësitë dhe sipërmarrjen e së ardhmes

 

Tiranë, 10 nëntor 2026

 

Si mund të përgatiten më mirë të rinjtë për një sektor agro-ushqimor që po ndryshon me shpejtësi? Çfarë aftësish kërkon tregu i punës dhe si mund të bashkëpunojnë më ngushtë shkollat profesionale, bizneset, universitetet dhe institucionet publike? Këto ishin disa nga çështjet kryesore në fokus të Konferencës Finale të projektit CultiVETing – Cultivating Entrepreneurship in the Agri-Food Sector through VET, e zhvilluar më 10 nëntor 2026 në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

 

Me temën “Nga Arsimi dhe Formimi Profesional drejt Sipërmarrjes në Sektorin AgroUshqimor: Aftësi, Inovacion dhe Partneritete për të Ardhmen”, konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, universiteteve, bizneseve, organizatave të zhvillimit dhe partnerë të projektit nga Shqipëria, Kosova dhe vendet e Bashkimit Evropian. Aktiviteti u organizua nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, në bashkëpunim me të gjitha organizatat partnere të projektit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Gjermania dhe Belgjika.

Për më shumë informacion lexoni njoftimin për shtyp