Organizata ‘Gratë në Bujqësinë e Qëndrueshme’ është themeluar në vitin 2006. Nisma për krijimin e WSA, kishte në zanafillën e saj, ‘plogështinë’ e përgjithshme me të cilën funksiononin strukturat qëndrore dhe lokale të qeverisjes, progresin e pakët dhe kaotik të zhvillimit të zonave rurale dhe situatën vecanërisht të vështirë, të grupeve të grave në këto zona.
Misioni i WSA përvijon përpjekjet për: ‘Përmirësimin e jetës së grave të zonave rurale dhe fuqizimin e tyre, me qëllim pjesmarrjen më aktive të tyre, në aktivitetet bujqësore, shoqëri dhe më gjërë’.
Falë përvojës së krijuar, maturimit profesional dhe larmisë së fushave që mbulon, në specialitete të tilla si, agronomi, ekonomi, mjedis, sociologji, jurisprudence etj, WSA krahas aktiviteteve informuese, ndergjegjesuese, ka avancuar natyrën e ndërhyrjeve në aspekte të sipërmarrjes dhe fuqizimit ekonomik dhe ka zgjeruar e ngritur nivelin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë, përmes ndërverprimit me organizata të tjera, publike dhe private dhe aderimit në rrjete të ndryshme që kanë në fokusin e tyre problematikat gjinore të zhvillimit rural dhe urban.