Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në kuadër të projektit ALTER – Territore Aktive Lokale për zhvillimin Ekonomik të zonave Rurale, financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga konsorciumi i rrjeteve rurale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, më datë 25-27 Janar 2018, organizoi trajnim mbi ngritjen e kapaciteteve institucionale të OSHC-ve (Organizatat e Shoqërisë Civile) dhe Rrjeteve të OSHC-ve mbi “Planifikimin Strategjik dhe Ciklin e Menaxhimit të Projekteve”.
Trajnimi synoi të përmirësojë kapacitetet menaxheriale dhe strukturave qeverisëse të OSHC-ve dhe Rrjeteve të OSHC-ve dhe aftësitë e tyre në lidhje me planifikimin strategjik në nivel organizate, si dhe në lidhje me ciklin e menaxhimit të projekteve, duke rritur efektivitetin e tyre si dhe aftësitë për diversifikimin e fondeve dhe përmirësimin e llogaridhënies së tyre ndaj anëtarëve dhe përfituesve.
Pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues të organizatave anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, si dhe përfaqësues të OSHC-ve të tjera jo-anëtare që përfaqësojnë organizata aktive në zhvillimin rural.
Përmes këtij trajnimi u synua të ofrohen njohuri dhe aftësi praktike mbi aspekte të ndryshme që lidhen me planifikimin strategjik në nivel organizate dhe ciklin e menaxhimit të projekteve.