14 organizata të shoqërisë civile që veprojnë në Shqipëri përmes një qasje me pjesëmarrje nga poshtë-lart në fushën e zhvillimit rural realizuan takimin e dytë si grupi nismëtar për krijimin e Rrjetit Kombëtar Rural në Shqipëri. Objektivi kryesor i takimit ishte miratimi i ‘roadmap’ për krijimin e rrjetit dhe dakordimi i objektivave specifike të kësaj strukture.