Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor (SNZHRB) është hartuar sipas kuadrit të strategjisë “Evropë 2020” për një rritje të shpejtë, të qëndrueshme dhe përfshirëse dhe objektivit të përgjithshëm strategjik të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, dhe në përputhje me qasjen për planifikim strategjik në BE për Politikën e Përbashkët Bujqësore (PPB) 2014-2020, duke u përqendruar në të njëjtën kohë në nevojat specifike për zhvillimin e bujqësisë, të agropërpunimit dhe zonave rurale në Shqipëri.
Objektivi kryesor i SNZHRB-së është përcaktimi i kuadrit strategjik për trajtimin e sfidave me të cilat përballen sektori i bujqësisë dhe agropërpunimit, si dhe zhvillimi i zonave rurale në një mënyrë të qëndrueshme ekonomike, mjedisore dhe sociale, duke propozuar instrumente politikash të ngjashme me instrumentet e CAP (PPB-së), duke i kushtuar vëmendje të veçantë përgatitjes së sektorëve, instrumenteve të politikave dhe përshtatjes institucionale për anëtarësimin në BE, për të arritur një përmirësim të qëndrueshëm të konkurencës së Shqipërisë.
Këtu mund të lexoni dokumentin.