DEKLARATË PËR SHTYP
7 Nëntor, 2015
Për përdorim të menjëhershëm
E gjithë Evropa do të jetojë!
Njerëzit nga zona rurale në Europë afirmojnë të drejtat e tyre!
Në Parlamentin e Dytë Europian, organizuar nga 4 deri 6 nëntor, në Sharding, Austri, ku morën pjesë 240 përfaqësues të komuniteteve rurale nga 40 vende europiane, është miratuar dokumenti Manifesti Rural Europian. Në të cilin thirret për njohje të plotë të të drejtave të komuniteteve rurale, për një jetë cilësore dhe standard jetësor të barabartë me standartet e popullësisë urbane, si dhe pjesëmarrje të plotë në proceset politike.
Manifesti, në të cilin përfaqësohen aksione për 30 çështje kryesore, është rezultat i fushatave kombetare në 40 shtete Europiane, në të cilët ishin përfshirë mijëra banorë të zonave rurale.
Pjesëmarrësit thirrën për partneritet të rinovuar dhe barabartë mes njerëzve dhe pushtetit. Në të theksohet që njerëzit nga zonat rurale kanë përgjegjësi për të vepruar ndaj mirëqenies së tyre, por kërkojnë nga pushtetet në gjitha nivelet, përfshirë edhe ato europiane, të punojnë që ky partneritet të ketë efekt.
Parlamenti Europian i bën thirrje Bashkimit Europian të përgatisë një pasqyrë kryesore të kushteve në zonat rurale në kuadër të BE-së. Konkluzionet nga kjo pasqyrë duhet të reflektohen në fokus më të gjerë mbi problematikat rurale në gjitha programet dhe fondet relevante të BE-së. Fushata e Parlamentit Rural Europian do të vazhdojë gjatë dy viteve në vijim të ndikojnë në përgatitjen e politikave për periudhën përtej vitit 2020.
Ne dëshirojmë që të përdorim procesin e vazhdueshëm të Parlamentit Rural Europian për të mundësuar komunitetet rurale.
Pjesëmarrësit në Parlamentin Rural Europian ishin dëshmitarë që qyteti Sharding, në të cilin zhvillohej mbledhja, në ditë merr 2000 refugjatë në drejtimin e tyre në kufirin mes Austrisë dhe Gjermanisë. Për shumë fusha rurale, kjo paraqet një mundësi për të integruar refugjatët dhe të tjerët të rinj, nëse realizohet nevoja nga krijimi i vendeve të punës, si investim në strehim, shërbime dhe infrastrukturë. Parlamenti Rural Europian ka thirrur për një pritje më të ngrohtë, bazuar në solidaritetin midis njerëzve.
Organizatorët e Parlamentit Rural Europian do të vazhdojnë të mundësojnë veprimet brenda manifestit, në bashkëpunim me partnerët, institucionet qeveritare dhe ato kombëtare dhe europiane.
Mbledhja u ndoq nga përfaqësues të komuniteteve rurale nga pothuajse të gjitha vendet e BE-së, plus Shqipëria, Armenia, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosovës, Islanda, Norvegjia, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
Më shumë informacion mund të gjendet në www.europeanruralparliament.com
Kontakte:
Bashkë-koordinatorë të Parliamentit Rural Europian, 2015
Michael Dower (PREPARE) Tel +44 1308 863515; E-mail: [email protected]
Vanessa Halhead (ERCA) Tel +44 1381 600736; E-mail: [email protected]
PROJECTS4 (Organizator në Austri)
Thomas Müller Tel +43.664.2214269; E-mail [email protected]