Nëse duam të ikim larg, duhet të ecim sëbashku!
Organizata Europiane LEADER për Zhvillimin Rural (ELARD) dhe Rrjeti Kombëtar Rural i Estonisë do të organizojnë më 31 Maj 2017 në Bruksel, Belgjikë Takimin LEADER/CLLD. Tema kryesore e takimit është rinovimi i politikës së zhvillimit rural për periudhën e programimit 2021 – 2027. Paneli i diskutimit fokusohet në fuqizimin e qasjes nga poshtë-lart dhe pjesëmarrjen në nivel lokal.
Pjesëmarrës target të këtij takimi janë përfaqësues të Grupeve Lokale të Veprimit (GLV) dhe rrjetet LEADER, anëtarë të Parlamentit Europian, Komisioni Europian, Rrjeti Europian për Zhvillimin Rural (ENRD), etj.
Këtu mund të gjeni Ftesën dhe Regjistrimin. Afati i fundit për regjistrim është 22 Maj 2017!
Për më shumë informacion, vizitoni www.elard.eu.