Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) në rolin e organizatës zbatuese të projektit NAGE – Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër – në Shqipëri, hap thirrjen për pjesëmarrje në “Trajnim për Trajnerët – Planifikim dhe raportim” që do të zhvillohet më 23 – 26 Tetor 2018, në Shkup, Maqedoni.
Personat e trajnuar në tematikën e mësipërme, pas trajnimit ToT, do të ofrojnë trajnim në tematikën përkatëse për përfaqësuesit e tjerë të OSHC-ve rurale në Shqipëri, të angazhuar si në organizatat anëtare të ANRD ashtu edhe në organizatata të tjera jo anëtare, përkundrejt shpërblimit financiar të parashikuar në projekt.
Pjesëmarrja dhe përzgjedhja:
Kjo thirrje i drejtohet organizatave anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural që të inkurajojnë përfaqësuesit dhe stafin e tyre të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin ToT Planifikim dhe raportim që do të organizohet më 23-26 Tetor në Shkup, Maqedoni. Inkurajohen të aplikojnë punonjës të niveleve të ndryshme të organizatave anëtare puna dhe përvoja e të cilëve lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me çështjet e planifikimit dhe raportimit.
Gjithashtu, përvoja të mëparshme në ofrimin e trajnimeve dhe njohja e mirë e gjuhës angleze do të jenë të kritere në procesin e përzgjedhjes.
Personat që aplikuan në thirrjen e parë për pjesëmarrje në trajnim, janë gjithashtu të ftuar në këtë thirrje. Ndryshe nga kandidatët që aplikojnë për herë të pare dhe duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, ata duhet vetëm të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në trajnim nëpërmjet një e-maili në [email protected].
Në fund të procesit do të përzgjidhen tre përfaqësues bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Relevanca e temës së trajnimit me pozicionin e punës
- Backgroundi arsimor dhe përvoja profesionale
- Njohuritë e gjuhës angleze
- Motivimi dhe gadishmëria për t’u angazhuar në aktivitete trajnimi për të ndarë know-how e fituar me të tjerë përfaqësues të OSHC-ve rurale.
Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit gjatë kohës së trajnimit do të mbulohen nga organizatat zbatuese të projektit NAGE.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit (e linkuar) në adresën e emailit: [email protected], brenda datës 15 Tetor 2018, ora 17.00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda datës 17 Tetor 2018.
Këtu mund të shkarkoni Formën e Aplikimit