Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) – Rrjet i organizatave të shoqërisë civile të angazhuara për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale – përpiqet për të advokuar për politika efektive të zhvillimit rural të cilat adresojnë problemet dhe interesat e komuniteteve rurale. ANRD është organizata zbatuese në Shqipëri e projektit rajonal NAGE – Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër, i cili synon rritjen e ndikimit politik dhe vendimmarrës të Rrjetit të Zhvillimit Rural Ballkanik (BRDN) dhe të anëtarëve të tij, përmes përfshirjes së konceptit të ekonomisë së gjelbër në proceset e reformimit të programeve dhe politikave bujqësore dhe rurale.
Në kuadër të projektit NAGE, ANRD hap Thirrjen për Pjesëmarrje në Trajnimin kombëtar dy ditor ”Qeverisja e mirë e OSHC-ve: Planifikim dhe raportim” që do të zhvillohet më 20-21 shkurt 2019 në Tiranë. Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërisë civile në lidhje me qeverisjen e mirë të organizatave të tyre me fokus proceset planifikuese dhe raportuese.
Kjo thirrje i drejtohet të gjitha OSHC-ve, me fokus të veçantë OSHC-ve të angazhuara në tematika të ndryshme të zhvillimit rural (bujqësi, agro-përpunim, agro-turizëm, pylltari, barazi gjinore, të rinjtë, zhvillimi lokal i integruar, ekonomi e gjelbër, dialog civil, kooperim dhe partneritet, edukim dhe ngritje kapacitetesh, përfshirje sociale etj.) që të inkurajojnë përfaqësuesit dhe stafin e tyre të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin kombëtar. Nga çdo organizatë mund të aplikojnë jo më shumë se dy përfaqësues. Totali i pjesëmarrësve të përzgjedhur për të marrë pjesë në trajnim do të jetë njëzet e pesë.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit (e linkuar) në adresën e emailit: [email protected] brenda datës 10 shkurt 2019, ora 17:00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda datës 14 shkurt 2019.
Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit gjatë dy ditëve të trajnimit do të mbulohet nga ANRD si organizata zbatuese e projektit NAGE.
Këtu mund të shkarkoni Formë Aplikimi.