Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) fton anëtarët e Forumeve të Drinit, Arbërit, Egnatias dhe Vjosës për të shkëmbyer përvoja, njohuri dhe perspektiva mbi zbatimin e instrumentit të politikës së Bashkimit Evropian për zhvillimin rural – Qasjes Leader – në katër takime rajonale sipas forumeve dhe kalendarit të publikuar. (Shikoni ketu kalendarin e forumeve rajonale)
Workshopet synojnë të informojnë aktorët vendorë dhe të mundësojnë shkëmbimin e përvojave konkrete ekzistuese në zbatimin e qasjes LEADER dhe krijimin e Grupeve Vendore të Veprimit (GVV) në territoret e secilit forum. Gjithashtu, takimi do të shërbejë edhe si një mundësi për të rritur njohuritë e aktorëve vendorë rreth qasjes Leader dhe perspektivën për zbatimin e saj në Shqipëri. Roli dhe kontributi i aktorëve të ndryshëm në lidhje me dinamikën që kërkon zbatimi i qasjes Leader në nivel lokal do të jetë në thelb të prezantimeve dhe diskutimeve.
Janë të ftuar përfaqësues të OSHC-ve aktive, përfaqësues të bashkive dhe këshillave të qarqeve përkatëse sipas forumeve, GVV të mundshme, shoqatave të fermerëve, sipërmarrjeve të ndryshme rurale, qytetarë aktiv në komunitetet vendore, etj.