Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), në bashkëpunim me organizatën Agritra Vizion, organizojnë trajnimin “Aftësi të buta për akses më të rritur të të rinjve në tregun e punës”. Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit “Nxitja e aftësive kompjuterike dhe komunikuese e të rinjve në zonat rurale për të përmirësuar integrimin e tyre në tregun e punës”, mbështetur nga UNDP Albania, financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë.
Qëllimi i këtij trajnimi është të krijojë mundësi për 25 të rinj të zonës për të ndjekur një program ndërtimi kapacitetesh në aftësitë e buta. Ndërtimi i kapaciteteve në këtë drejtim synon përvetësimin e aftësive të buta për të nxitur zhvillimin, veçanërisht punësimin. Në një kohë kur është e vështirë të parashikohet se kush do jenë aftësitë teknike të së ardhmes, investimi në ndërtimin e aftësive të buta merr një rëndësi të veçantë. Mendësia e një pune të përhershme nuk është më relevante për zhvillimet aktuale dhe aftësia për të mësuar dhe përshtatur është shndërruar në një element thelbësor për tregun e punës.
Thirrja për pjesëmarrje në këtë trajnim është e hapur për të gjithë të rinjtë e interesuar të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e aftësive të buta, te rinj te papunë që duan të mësojnë më shumë mbi procesin e aplikimit për një vend pune, aftësitë që kërkohen në vendin e punës, etj. Trajnimi përqëndrohet në tematika të tilla si lidershipi, komunikimi, puna në grupe, zgjidhja e problemeve dhe të menduarit kritik.
Trajnimi do të zhvillohet në dy cikle, sipas këtyre datave: 06-08 qershor 2019 & 17-19 qershor 2019.
Personat e interesuar të ndjekin trajnimin janë të ftuar të dërgojnë Shprehje Interesi në adresën e-mail [email protected].
Ju mirëpresim!