15 janar 2020, ora 14:00
Vendodhja: EU HOUSE, Tiranë
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) ka kënaqësinë t’ju ftoj në Tryezën e Diskutimit: Agjenda Evropiane e Zhvillimit Rural dhe Bujqësor në Shqipëri: Progresi dhe sfidat në të ardhmen, që do të organizohet ditën e mërkurë, 15 janar 2020, 14:00 në ambientet e EU House. Tryeza synon të ndajë gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Monitorues të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian (PKIE)|Kapitulli 11 Bujqësia dhe zhvillimi rural.
Pyetjet kryesore që Tryeza e Diskutimit do të adresojë janë:
- Në ç’mënyrë procesi i integrimit Evropian dhe arritjet e MSA-së lidhen me bujqësinë dhe zhvillimin rural?
- A ka bërë qeveria përshtatjet e duhura në kontekstin e harmonizimit me BE në lidhje me kornizën institucionale dhe administrative të duhur për zbatimin, strukturat e duhura administrative, burimet, mekanizmat e vendimarrjes dhe raportimin, si dhe mekanizmat e pjesëmarrjes në proceset vendim-marëse?
- Cilat janë shkaqet kryesore për mospërmbushjen e masave të planifikuara ligjore/institucionale?
- Cilat janë sfidat kryesore në zbatimin e masave ligjore/institucionale?
- Cilat janë sfidat më të rëndësishme për zhvillimin rural dhe bujqësor në të ardhmen në lidhje me integrimin evropian?
Raporti monitorues i PKIE-së, Kapitulli 11 Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, është reflektim i përpjekjeve të ANRD dhe anëtarëve të vet në monitorimin dhe analizën e politikave të zhvillimit bujqësor dhe rural si dhe në inkurajimin e pjesëmarrjes së publikut në procesin e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE.
Monitorimi i Kapitullit 11 të PKIE-së rreth efektivitetit të përpjekjeve të qeverisë shqiptare dhe punës në zbatimin e angazhimeve në lidhje me integrimin evropian do të krijojë hapësirë për pjesëmarrje dhe kontribut qytetar në proceset reformuese të përafrimit me EU Acquis në bujqësi dhe zhvillim rural.
Për konfirmim të pjesëmarrjes: [email protected]
*Ky aktivitet organizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Konsolidimi i rolit të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural drejt një modeli funksional të perspektivës me pjesëmarrje nga poshtë-lart në agjendën kombëtare rurale”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në partneritet me organizatat AgriNET dhe AgroPUKA.