+355 (04) 2400241 [email protected]

NJOFTIM

Shpallet lista e aplikimeve fituese në kuadër të Programit të nën-grantimit  të Projektit NAGE për mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile  në zbatimin e projekteve të sipërmarrjes së gjelbër

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural ka kënaqësinë t’iu informojë se në kuadër të projektit të financuar nga BE “Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër” (NAGE) dhe programit të tij të nën-grantimit mbi sipërmarrjen e gjelbër, është përmbyllur procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes së projekt-propozimeve fituese.

Në këtë proces morën pjesë 18 OSHC vendore të cilat paraqitën projekte interesante me tema që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit e ndryshimet klimatike, zhvillimin bujqësor e rural, zhvillimin socio-ekonomik, edukimin, politikat dhe shërbimet sociale, punën dhe politikat për të rinjtë, fuqizimin ekonomik të grave, vullnetarizmin etj.

 Në përfundim të procesit, 6 organizatave vendore u janë akorduar grante të vogla për zbatimin e nismave të tyre që synojnë inicimin dhe pilotimin e sipërmarrjes së gjelbër. Këtu poshtë do të gjeni listën e projekteve dhe subjekteve fituese si edhe financimin përkatës.

Lista e aplikimeve fituese

Program i nëngrantimit mbi Sipërmarrjen e Gjelbër në kuadër të Projektit NAGE

Nr. Emri i Organizatës Titulli i projektit Buxheti në  Euro
1. Vizioni i Gjelber Promovimi i sipërmarrjeve të gjelbra dhe resurseve të Lumit të Vlorës 3350
3. Vjosa Explorer “Ec-Gjelbër” (Shtigje për Ecje dhe pastrimi i lumit Vjosa për një turizëm të Gjelbër në rrethin e Përmetit) 3150
5 Instituti i Politikave Mjedisore Nxitja dhe promovimi i ekonomisë  qarkulluese rurale në Pukë 3475.7
12 Mbrojtja dhe Zhvillimi Mjedisor e Social ILIRIA Rrjetëzimi i staneve të Tropojës dhe modeli i ekonomisë së gjelbër: të ardhura më të qëndrueshme për fermerët 3500
15 Cospe Albania

 

 

Ngritja e Vreshtës Organike për Prodhim dhe Edukim në Shkollë 3500
17 Gratë në bujqësinë e qendrueshme Gratë në gjelbërimin e zinxhirit të vlerës në grumbullimin përpunimin dhe paketimin e fiqve të Roshnikut 3479.4