Në kuadër të projektit ALTER u organizua trajnimi kombëtar “Advokacia dhe Lobimi, dhe Hulumtimi i politikave publike dhe analiza e instrumentave dhe politikave lokale, kombëtare dhe europiane për zhvillimin rural”, më 01 – 03 Dhjetor 2016.
Trajnimi u zhvillua në dy sesione, sipas moduleve të mëposhtme:
Moduli I: “Hulumtimi i politikave publike dhe analiza e instrumentave dhe politikave lokale, kombëtare dhe europiane për zhvillimin rural”;
Moduli II: “Advokacia dhe Lobimi për politika lokale, kombëtare dhe europiane për zhvillimin rural”.
Secili sesion zgjati një ditë e gjysëm, dhe përfshiu prezantime, punë në grupe dhe diskutime.
Në trajnim morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës, të cilët përfaqësonin kualifikime të ndryshme në sektorin e zhvillimit rural. Audienca mikse përfshiu: Agjenci të zhvillimit rajonal, organizata rinore, mjedisore, konsorciume, etj.
Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit kombëtar ishte fuqizimi i rolit të OSHC-ve dhe rrjeteve të OSHC-ve për të qenë partner të barabartë, të vlefshëm dhe të aftë të autoriteteve publike, kombëtare dhe rajonale, si dhe BE-së përmes rritjes së njohurive lidhur me advokacinë dhe lobimin, dhe hulumtimin dhe analizën e politikave publike, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Trajnimi Kombëtar u organizua si vazhdimësi e “Trajnimit rajonal për rrjetet kombëtare mbi advokacinë, lobimin dhe kërkimin dhe analizën e politikave publike”, ku 2 përfaqësues nga secili partner i projektit ALTER u trajnuan lidhur me këtë temë, dhe që më vonë shërbyen si trajner të trajnimit kombëtar.