THIRRJE PËR EKSPERT
Për hartimin e dokumenteve specifike dhe dokumenteve të politikave dedikuar proceseve të përmirësimit të politikave të zhvillimit bujqësor dhe rural në vendet e Ballkanit perendimor në drejtim të prezantimit më të gjerë dhe/ose avancimit të modelit të ekonomisë së gjelbër duke siguruar një qasje pjesëmarrëse që do të plotësojë nevojat dhe interesat e organizatave anëtare të rrjeteve rurale dhe të palëve të tjera të interesit.
Tiranë, 19 maj 2021 – ANRD në kuadër të Projektit NAGE (Rrjetëzim dhe Mbështetje për Ekonominë e Gjelbër – Networking and Advocacy for Green Economy) kërkon të kontraktojë një Ekspert për hartimin e dokumenteve specifike dhe dokumenteve të politikave dedikuar proceseve të përmirësimit të politikave të zhvillimit bujqësor dhe rural në vendet e Ballkanit Perendimor (BP) në drejtim të prezantimit më të gjerë dhe/ose avancimit të modelit të ekonomisë së gjelbër duke siguruar një qasje pjesëmarrëse që do të plotësojë nevojat dhe interesat e organizatave anëtare të rrjeteve rurale dhe të palëve të tjera të interesit.
Kontraktuesi duhet të ofrojë shërbime konsulence për:
- përgatitjen e raportit/dokumentit me rekomandime të zbatueshme politike për lehtësimin e procesit të përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me segmentin e CAP të BE-së që lidhet me ekonominë dhe sipërmarrjen e gjelbër
- hartimin e një guide (roadmap) për prezantimin dhe avancimin e konceptit të ekonomisë së gjelbër në Shqipëri
- prezantimin e Guidës për Ekonominë e Gjelbër në forumin kombëtar të organizuar në Shqipëri
që do të kontribuojnë në arritjen e rezultatit të pritshëm të projektit si më poshtë:
- Nisja e një procesi gjithëpërfshirës, për hartimin e politikave me pjesëmarrjen e OShC-ve, përmes identifikimit të ndryshimeve midis programeve kombëtare të zhvillimit bujqësor dhe rural dhe CAP 2013-2020 dhe analizës së ndikimit mbi mjedisin natyror dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Informacion i hollësishëm gjendet në dokumentin e TOR bashkëngjitur. Gjuha e dokumenteve do të jetë anglisht.
Për të aplikuar, dergoni CV dhe ofertën tuaj (deri në 1 200.00 EUR), përpara datës 25 maj 2021, ora 17.00, në adresën info@anrd.al.