Qendra e Rinisë Rurale (RYH)- operon në Shqipëri që nga viti 2023.
RYH është një platformë e aktivizmit rinor që mbështet të rinjtë, veçanërisht ata të zonave rurale, që të ushtrojnë zërin e tyre për të ndikuar politikëbërjen bujqësore dhe rurale, për t’i bërë këto procese të orientuara dhe të lidhura ngushtë me shqetësimet, interesat dhe prioritetet e të rinjve.Qendra përfshin të rinj, studentë, sipërmarrës, fermerë etj., që janë entuziastë dhe të motivuar për të marrë një rol aktiv dhe për të kontribuuar në proceset e zhvillimit rural dhe vendimmarrjen vendore. Qendra mundëson të rinjtë nga zonat rurale të ushtrojnë yërin e tyre dhe të influencojnë vendimarrjen në zonat rurale dhe t’i bëjnë këto procese të orientuara dhe të lidhura ngushtë me nevojat dhe interest aktuale të të rinjve në zonat rurale.
Misioni- Të jemi në shërbim të komuniteteve rurale të Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të të rinjve në zonat rurale duke u ofruar atyre mundësi për tu bërë qytetarë aktive dhe për të përmirësuar situatën socio-ekonomike edhe në zonat më të thella dhe të varfra rurale, ashtu sikurse ofrimin e mundësive për nxitjen e të mirave dhe interesit publik.
Rural Youth Hub është një grup afatgjatë që shpreh zërin e të rinjve në zonat rurale të Shqipërisë dhe promovon vetë-aktivizimin dhe veprimin e të rinjve në yonat rurale, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe pushtetin vendor. Kontributi aktiv i rinisë rurale nëpërmjet RYH do të mundësojë integrimin e perspektivës rinore në realitetin rural (sfidat, nevojat dhe aspiratat) në programet, strategjitë dhe politikat e zhvillimit rural dhe bujqësor. Qendra e Rinisë Rurale është e përkushtuar të marrë pjesë aktive dhe të kontribuojë në proceset e zhvillimit të qëndrueshëm rural. RYH synon të harmonizojë këto procese me shqetësimet, interesat dhe prioritetet e të rinjve në zonat rurale.
Adresa: Qemal Stafa, Pazari i Ri, Pallati 74, kati 2. Tiranë
Tel: +355 (04) 2400241
E-mail: [email protected]
Website: https://anrd.al/rreth-nesh-2/