Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore Velçan (SH.P.B.N.NJ.Velçan) është një organizatë jo qeveritare, jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2009 në Velçan Pogradec. Kjo shoqatë u themelua një grup nga spacialistësh që punuan për hartimin e Strategjise së Zhvillimit të Pyjeve në kuadër të projektit të Bankës Botërore. Shoqata është e vendosur në Pogradec dhe vepron si organizata lokale në Bashkinë Pogradec dhe Njesitë e saj Administrative.
Misioni: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore Njesia Administrative Velçan, vepron në fushën e pyjeve, mjedisit, dhe zhvillimit bujqesor dhe rural si dhe agroturizmit, për të kontribuar në menyrë të përgjegjëshme në zhvillimin e qëndrueshëm, të zonës së Pogradecit kryesisht asaj të Mokrës, duke ruajtur një nivel të lartë të kompetencës tekniko shkencore dhe seriozitetin operativ në sektorët lidhur me njeriun dhe, teritorin, trajnimin dhe shërbimet ndaj popullsisë rurale të zonës.
SH.P.B.N.NJ. punon fort për rritjen e kapaciteteve për anëtaret e saj dhe aktorë të tjerë lokale, bashkpunon me OJF të ndryshme, dhe me institucionet publike. Disa nga projektet e tyre janë: Projekti i Bankës Botërore të Pyjeve, Projekti i shërbimeve Mjedisore që u vu në zbatim nga Angjesia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, duke mbështetur anëtarët me farera, fidane, dhe ndihmë suplementare për përmirësimin e pyjeve, kryesisht pastrim, pyllëzim dhe ndërtim lera për blegtorinë.